Shfuqizohet vendimi për karantinimin e Prizrenit

Është shfuqizuar vendimi për karantinimin e Prizrenit, kësisoj, sonte ky qytet doli nga karantina.

Lajmin e ka konfirmuar kryetari i Prizrenit Mytaher Haskuka.

“Sapo u njoftova nga Ministria e Shëndetësisë e cila ka shfuqizuar vendimin për karantinim të qytetit të Prizrenit. Në bisedë telefonike me ministrin Vitia, gjithashtu u njoftova se në Prizren janë duke u bërë një numër i madh i testeve, kryesisht të kontakteve të stafit mjekësor të Spitalit Regjional dhe të pacientëve e familjarëve të tyre”, ka shkruar Haskuka në Facebook.

Sipas Haskukës, kjo do të thotë se numri i rasteve në ditët në vijim mund të rritet akoma më shumë, prandaj për këtë arsye Ministria e Shëndetësisë do të ndërmerr masa të tjera me qëllim të parandalimit të përhapjes së mëtejmë virusit COVID-19.

“Qëndroni në shtëpi. Mbroni veten dhe familjen tuaj!”, njofton Haskuka.

Dje, Gjykata Kushtetuese e ka shpallur jokushtetues vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë, më konkretisht të ministrit në detyrë Arben Vitia, që shpalli Prizrenin “zonë karantinë”.

Më Shumë

Trepça, kampione e Kosovës

Trepça është shpallur kampione e Kosovës në basketboll, pasi mposhti Bashkimin me rezultat 78:98 në finalen e katërt të “Play-off”-it, duke e mbyllur serinë...

Trepça fiton dramën në Prizren, një fitore larg titullit kampion

Trepça ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Bashkimi me rezultat 80:84 në palestrën “Sezai Surroi”, duke krijuar epërsi 3:0 në serinë finale të “Play-off”-it...

Lajmet e Fundit