7.3 C
Prizren
E mërkurë, 14 Janar, 2026

Shkolla e priftërinjve ortodoksë në Prizrenin multikulturor

Rrugës së zhurmshme nga kafeteritë ku vlon rinia e Prizrenit, në juglindje të qytetit, buzë Lumëbardhit, një kioskë e bardhë është strehë për pjesëtarët e rendit.

Policë të Kosovës nuk janë aty për zhurmën, por për t’i bërë rojë, jashtë portave të hekurta e të zeza, Shkollës Fetare Ortodokse Serbe, e vetmja e këtij lloji në Kosovë. Duhet të lajmërojnë se kanë ardhur gazetarë nga Prishtina, për të parë nëse udhëheqësit e shkollës kanë kohë për mysafirë, shkruan Koha Ditore.

Disa djem të rinj që mësojnë të bëhen priftërinj të përcjellin deri në verandën përballë objektit të shkollës, derisa bëhet gati për nikoqirllëk hieromonahu Isidor Jagodiq. Ai është i hapur për bisedë, thotë se mund të tregojë çfarëdo rreth objekteve e historisë së shkollës, vetëm se paraprakisht i duhet marrë leje në Graçanicë.

Prandaj sugjeron për një bisedë me shkrim, ani pse flet jashtë incizimit për atë se çfarë i mësojnë nxënësit në këtë shkollë. Është i gatshëm për shoqërim edhe në një shëtitje nëpër ndërtesat që u ndërtuan të reja, siç kanë qenë të moçmet, të cilat u dogjën në ato që njihen si “trazirat e marsit 2004”. E ndërtesat u bënë kur u themelua shkolla, aty nga fundi i shekullit XIX..

Më Shumë

Mbi 300 kërkesa për dëmet nga vërshimet në Komunën e Rahovecit

Komisioni për regjistrimin dhe vlerësimin e dëmeve nga vërshimet në Komunën e Rahovecit ka pranuar deri më tani rreth 320 kërkesa nga qytetarët e...

Bora ngrin Bashkimin në Prizren

Në një dramë të vërtetë të zhvilluar në Prizren, Bora fitoi ndaj Bashkimit me shifrat 83:85 (20:18, 21:22, 23:25, 19:20), në javën e 14-t...

Lajmet e Fundit