19.8 C
Prizren
E hënë, 13 Maj, 2024

SHLP e Prizrenit, akademia politike e kohës

 

Me iniciativën e organeve për arsim, SHLP e Prishtinës në vitin 1961 në Prizren u formua paralelja për mësim në gjuhën shqipe dhe atë serbe. Me hapjen e këtyre paraleleve në Prizren u vendosën themelet e institucionit të parë të lartë në këtë qytet. Deri në këtë kohë kishte tepër pak mësimdhënës të diplomuar jo vetëm në Prizren, por në tërë Dukagjinin.” Sa për ilustrim po sjellim këtë të dhënë. Në pesë shkollat tetëvjeçare sa ka pasur asokohe në Prizren, s’ka pasur asnjë arsimtar të kualifikuar të gjuhës shqipe. Po edhe gjendja e rrethinës e më gjerë s’ka pasur mundësi të ishte me e mirë në këtë aspekt, prandaj hapja e paraleleve të ndara të SHLP-së në Prizren ka qenë një nevojë imediate”, tregon profesor Vedat Kiseri.

Vlerat e arritura përbëjnë një pasuri të madhe për arsimin e vendit tonë

Prof. dr. Mehdi Elezi tregon për “Kosova Sot” se dikur SHLP ‘”Xhevdet Doda” e Prizrenit ishte jo vetëm një shkollë e lartë, por një akademi politike që vetëdijesoi qindra e mijëra djem e vajza për të punuar pastaj palodhur për Pavarësinë e Kosovës. Kjo shkollë këto ditë ka shënuar 55-vjetorin, por kjo shkollë vazhdon të mbetet një nga ato shkolla që ka qenë abetare e lirisë. Këtë mendim e ndante për gazetë edhe prof Reshit Rexhabeqaj. Ai me këtë e rast tregon se kjo shkollë ishte atëbotë e vetmja dritare dije në këtë qytet, sepse kualifikimet akademike atëherë dihej se bëheshin ose në Prishtinë ose jashtë Kosove. Në vitin 1964 formohet grupi i matematikës dhe ai Kimi-fizikë që në vitin 1976 të arrijë të kishte shtatë grupe të mësimit në të dy gjuhët e shkollimit atëherë.

Profesor Vedat Kiseri, ish-student i SHLP-së, ishdrejtor i SHLP-së, ish-anëtar i Bordit të Përkohshëm Qeverisës të UPZ-së theksoi se Prizreni kremton 55-vjetorin e themelimit të institucionit të arsimit të lartë, respektivisht të SHLP-së si dhe 9-vjetorin e zhvillimit të saj në krenarinë tonë të madhe – në Universitetin e Prizrenit. “55-vjetori i themelimit të SHLP dhe 9-vjetori i themelimit të Universitetit të Prizrenit paraqesin një ngjarje të jashtëzakonshme jo vetëm për qytetin e bukur të Prizrenit, por për gjithë vendin. Prizreni dhe Universiteti përbëjnë një qendër të rëndë- sishme me ndikim për arsimin, kulturën e shkencën shqiptare. Historia, kultura, arsimi e tradita artdashëse e këtij qyteti kanë qenë dhe mbeten vlera të spikatura të historisë, kulturës e arsimit shqiptar. Trashëgimia e krijuar gjatë këtyre dekadave dhe vlerat e arritura përbëjnë një pasuri të madhe për arsimin e vendit tonë, duke dhënë një kontribut cilësor edhe në zhvillimin ekonomik jo vetëm të këtij rajoni, por gjithë vendit, për ecjen e tij në rrugën e demokracisë dhe integrimit evropian”, theksoi profesor Kiseri.

 

Kurse profesor Reshit Rexhabeqaj evokon shumë kujtime se si SHLP ishte një lloj abetare e dijes asokohe. Kurse Elezi thekson:”Studentët mundoheshin dhe e bënin punën me një përkushtim të pashoq. Por, e gjithë ajo mendoj se u shpërblye sepse pikërisht nga kjo shkollë kishin dalë dëshmorë, veteranë lirie e mos të flasë se sa emra të nderuar të shkollës shqipe dolën e u bënë emra në vetë arsimin e Kosovës, e bile edhe përtej Kosovës, duke bërë zbulime e duke treguar suksese të veçanta. Andaj, pas “Shkollës parë të vashave” të Prizrenit kjo shkollë pati rëndësinë më të madhe në arsimin e brezave të këtij qyteti”.

(Kosova Sot)

Më Shumë

Moti sot me temperatura deri në 20 gradë celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot parashihet të jetë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas njoftimit të këtij instituti,...

Dijonis Biba lë në mes “Ferma VIP”: Nuk e përballoj dot, dorëzohem!

Ditën e sotme Dijonis Biba ka mbyllur rrugëtimin e tij në “Ferma VIP”.  Pasi ka mbledhur gjithë fermerët së bashku, ai u ka komunikuar se...

Lajmet e Fundit