15.8 C
Prizren
E premte, 31 Maj, 2024

24 vjet nga vrasja e “Drinit”

8 maj 2000. Ish-komandanti i UÇK-së, Ekrem Rexha -‘Drini’, vritet para shtëpisë së tij, në Prizren.

Kjo vrasje ndodhi në rrethana misterioze.

Drejtësia vendore e ndërkombëtare, ka dështuar në gjetjen e vrasësve.

24 vjet pas, familjarët kërkojnë zbardhjen e vrasjes së “Drinit”.

Ruzhdi Rexha, vëllai i “Drinit” tregon se, dëshira e familjes është që kjo vrasje të ndriçohet sa më shpejt.

“Ne ua kemi lënë institucioneve të drejtësisë që të zbardhin këtë vrasje”, thotë Rexha, shkruan “PrizrenPress”.

Ish-komandanti i UÇK-së Ekrem Rexha -‘Drini’ u vra para shtëpisë së tij në lagjen “Bazhdarhane” , në mëngjesin e 8 majit të vitit 2000, në kohën kur po punonte si drejtor komunal për Emergjencë.

Në momentin kritik ai kishte dalë të ndezte veturën për të shkuar në punë, ndërsa ishte qëlluar me armë automatike, derisa po shikonte gomën e parë të veturës, nga ana e shoferit që ishte shpuar qëllimisht.

Për zbardhjen e vrasjes, nën drejtimin e ndërkombëtarëve në Prizren janë mbajtur dy procese gjyqësore, por në mungesë provash, të akuzuarit, ish-pjesëtarë të UÇK-së, por edhe ish-shokë të “Drinit”, janë liruar.

Procesi për të zbardhur vrasjen më vonë u zhvendos në Prishtinë, ku në një proces tjetër me drejtësinë u përball ish-komandanti i Zonës së Dytë të TMK-së, gjeneral Sali Veseli, që ishte akuzuar për bashkëpunim në vrasje. Shkalla e dytë e Gjykatës e pat prishur aktgjykimin e Gjykatës në Prizren, siç është thënë në mungesë provash liroi të akuzuarit.

Njëra nga vrasjet më misterioze që pati tronditur Prizrenin, pasluftës ka qenë vrasja e komandantit të UÇK-së, Ekrem Rexha -‘Drini’.

Vëllai i “Drinit”, Ruzhdi Rexha ka humbër besimin në drejtësi.

“Në atë kohë ishte UNMIK-u. Edhe pse i mbajti dy procese, dështoi në zbardhjen e vrasjes së ‘Drinit’. Ne jemi djegur dhe nuk e di a mund t’i besojmë më profesionalizimit të drejtësisë ndërkombëtare”, shprehet ai, për “PrizrenPress”.

Ai thotë se drejtësia ndërkombëtare ka dështuar dy herë në gjetjen e vrasësve të “Drinit”.

“Ne kemi pasur dhe kemi dëshirë që kjo vrasje të zbardhet nga organet tona. Ne ua kemi lënë institucioneve të drejtësisë që të zbardhin këtë vrasje. Për ne është e rëndësishme që të zbardhet vrasja, pavarësisht se kush e bënë vendorë apo ndërkombëtarë“, shprehet ai.

Ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, e pati dekoruar me Medaljen e Pavarësisë bashkëshorten dhe dy djemtë e ish- komandantit të UÇK-së, Ekrem Rexha-“Drini”. /PrizrenPress.com/

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

Më Shumë

Spitali i Prizrenit pezullon operacionet e planifikuara, shkak mungesa e një ilaçi

Spitali i Prizrenit ka pezulluar operacionet e planifikuara (elektive) për shkak të mungesës së “Fentanil”-it, ilaç që përdoret kryesisht si qetësues dhimbjesh (analgjezik). Ndërkaq, operacionet...

Kompany e merr timonin e Bayernit

Vincent Kompany është trajneri më i ri i gjigantit gjerman Bayern Munchen. Kompany ka nënshkruar kontratë me bavarezët deri më 30 qershor të vitit 2027. Ish-reprezentuesi...

Lajmet e Fundit