17.5 C
Prizren
E shtunë, 15 Mars, 2025

“Shpërthen” Deontay Wilder, nuk po pajtohet aspak me këtë fakt

Deontay Wilder nuk po pajtohet me faktin që skuadra e tij e hodhi peshqirin në ring, për ta mbyllur ndeshjen.Wilder humbi meçin ndaj Fury në raundin e shtatë, por ai pas ndeshjes nuk dha justifikime, vetëm theksoi se hudhja e peshqirit në ring nuk i pëlqeu aspak, shkruan GazetaBlic.

“Gjëra të tilla ndodhin. Trajneri hodhi peshqirin, por unë jam një luftëtar. Unë nuk bëj justifikime sonte. Do të kthehemi edhe më të fortë. Ky është boksi, më i miri fiton meçin”, tha Wilder.

“Unë thjesht dëshiroja që të më lejonin të mbyllja meçin dhe jo të mbyllej kështu. Fury bëri meçin në mënyrë të mirë”, përfundoi amerikani.Vlen të theksohet se kjo është humbja e parë e Wilder në karrierë./GazetaBlic/

Më Shumë

Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”, afër daljes në Duhël

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në autostradën “Ibrahim Rugova”, saktësisht afër daljes në Duhël. Sipas pamjeve, në aksident janë përfshirë një veturë dhe...

Kryetari i KDTP-së, Fikrim Damka mohon akuzat, pretendimet për sulm e kanosje i quan fushatë shpifëse

Kryetari i Partisë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP) dhe ministri i MZHR-së, Fikrim Damka përmes një deklarate publike ka mohuar kryerjen e ndonjë vepre...

Lajmet e Fundit