6.6 C
Prizren
E premte, 27 Mars, 2026

Shqiptarët luftojnë edhe ndërmjet vete në Siri

Siri-shqiptaretTridhjetë kosovarë kanë udhëtuar gjatë janarit për në Siri, kanë bërë të ditur burime të huaja të inteligjencës. Numri i kosovarëve që kanë shkuar atje varësisht nga burimet e raportimit variron prej 4 në 400. Por, një gjë është e sigurt, 6 kosovarë janë vrarë atje.

Burime të ndryshme që merren me këtë çështje kanë ofruar informacione me shifra për “Kohën Ditore”.

Sipas tyre, shqiptarë nga Kosova, Maqedonia, Shqipëria e Lugina e Preshevës janë të pozicionuar në grupe të ndryshme radikale ndërluftuese.

Vërehet se shqiptarët e pozicionuar në shumë grupe janë duke luftuar edhe ndërmjet vete. Pos shqiptarëve në këtë luftë ka edhe evropianë të tjerë.

Hulumtimet e kryera nga ICSR mbështetur në 1.500 burime, kanë treguar se mbi 11 mijë evropianë janë përfshirë në këtë luftë. /KD/

Më Shumë

Sonte Sllovaki-Kosovë

Kombëtarja e Kosovës në futboll, sonte luan njërën ndër ndeshjet më të rëndësishme në historinë e tyre. Dardanët do të përballen me Sllovakinë në Bratislavë...

Identifikohet 70-vjeçari që u gjind pa shenja jete dje në Prizren

Është identifikuar i moshuari 70-vjeçari i cili u gjind i vdekur në rrugën “Edit Durham” në Prizren. Policia e Kosovës dje kërkoi ndihmë nga...

Lajmet e Fundit