Dilema për paratë!

Thaci, Demaci,HyseniDerisa procesi i kompensimit për ish të burgosurit politikë ka hyrë në fazën përfundimtare, mes atyre që kanë vuajtur dënimet e regjimit komunist është ngritur dilema nëse duhet marr ato para nga shteti apo jo. Edhe nëse i marrin, çka të bëjnë me to. Ka ditë që ish-të burgosurit politikë, individualisht po dalin me deklarata të ndryshme rreth kësaj çështje.

Dikush thotë që nuk ka nevojë shteti t’i kompensojë. Tjetri thotë se paratë duhet marrë por ato duhet të dhurohen më pas për çështje humanitare. Një palë e tretë e favorizon mesin. Thotë që një pjesë të parave duhet mbajtur e një pjesë të dhurohet. Në grupin e deklaruesve është futur edhe kryeparlamentari Jakup Krasniqi, ai i cili ka vuajtur 10 vjet burg.

Kreu i Kuvendit, ka preferuar që me paratë e kompensimit të krijohet një fond për shkollimin e fëmijëve të dëshmorëve. Por më larg se ai ka shkuar Daut Xhemajli, gjithashtu i burgosur nga regjimi i Serbisë, sipas të cilit ai dhe bashkëvuajtësit e tij nuk kanë qëndruar në burgjet serbe për t’u shpërblyer sot me para/tribuna/

Më Shumë

Granit Xhaka arrin marrëveshje me Chelsean?

Chelsea po përgatit një ofertë për Granit Xhakën, me Xabi Alonson që i ka kërkuar pronarëve të klubit angles që të finalizojnë marrëveshjen për...

Pensionohet Feriha Paqarizi, zyrtare e Drejtorisë së Pronës në Prizren

Në Komunën e Prizren është pensionuar zyrtarja e Drejtorisë së Pronës, Feriha Paqarizi, pas një karriere shumëvjeçare në shërbim të administratës komunale. Ajo është vlerësuar...

Lajmet e Fundit