10.8 C
Prizren
E hënë, 13 Maj, 2024

Si mund t’iu ndihmoj zonja Presidente?

Seremb Gjerigji14-03Shkruan: Seremb Gjergji

Presidente, Ligjërish e as me Kushtetutë nuk mund t’i shpallni zgjedhjet e reja. Rruga e vetme është t’i mbledhësh të gjitha partitë sëbashku në një tryezë.

“Madame la Presidente; comment puis-je vous aider”? Por, të lutem mos i rrudhë sërish krahët, sepse vërtetë keni nevojë për ndihmën time dhe të secilit qytetarë të Kosovës që ka mundësinë t’iu ofroi atë.

I lus të gjithë qytetarët që kanë sadopak influencë tek liderët tanë – që të kërkojnë tolerancë dhe të bisedojnë në një tavolinë. “Shqiptarët s’duhet ta hanë njëri-tjetrin”?!

Zonja Jahjaga, ju e dini mirë se interesi i Kosovës është më i madh se interesi i partive politike. Veprimi juaj nuk duhet të lejoi që partitë tona me qëllim ta qojnë vendin drejt IZOLIMIT me botë Demokratike dhe Perëndimore. Ketë e duan vetëm armiqtë tanë.

Bllokada vjen si pasojë e interesit të ngushtë të disa udhëheqësve tanë politik. E them sërish pas dy javësh, se zgjidhja e ngërçit është e thjeshtë – në momentin kur të gjithë sëbashku bisedojnë në tavolinë.

Arsyet pse deri këtu?

“We are your friends and We are your allies – Ne jemi miqtë dhe aleatët tuaj”, tha sekretarja Hillary Clinton në Kuvendin e Kosovës kohë më parë. Amerika dhe Anglia do ta zhvillojnë Ushtrinë dhe Inteligjencën e shtetit tonë. Janë mbi €1 miliard që do të investohen në këto pesë vjet.

Rishtazi, Kancelaria Angela Merkel afroi pranë vetës dy Kryeministrat shqiptarë. Madje, Kryeministri Rama ka udhëhequr mbledhjen e Kryeministrave të Ballkanit në Konferencën e Berlinit. Gjermania u përkushtua të ndërtoj Hekurudhën e Kosovës në relacionin Durrës-Prishtinë-Vjenë. Të zhvilloi autostradën energjetike Kosovë-Shqipëri dhe Ballkan. Janë mbi €2 miliard të përkushtuara që do të investohen vetëm në Kosovë për 5 vjet.

Papa Françesku enkas i bekoi SHQIPTARËT në Tiranë. “Ti popull shqiptar, Fisnik dhe Bujar – Albanians, you Noble and Generous nation”. Me këto fjalë u vulos fati i suksesit të Kombit Shqiptarë. Për këto 100 vjet që kemi hyrë, Populli Shqiptar, nëse di, do ta udhëheqë Ballkanin.

Kështu i gjithë kombi shqiptarë në 6 shtete në Ballkan u Fisnikërua, vlerësimi më i madhi në Botë që mund t’i bëhet një Kombi.

Por si duket, vendet jo-mikë të Kombit Shqiptarë kanë investuar shumë që të na shohin të ndarë duke punuar kundër interesave të popullit dhe vendit tonë. Më vjen në mënd vjersha – “Moj Shqipëri, e mjera Shqipëri”.

Zgjidhja – Modeli i kapërcimit të ngërçit

Presidente, aktualisht është vetëm një model i zgjidhjes së ngërçit; s’ka tjetër.

PDK merr Kryetarin e Kuvendit; ndërsa LAN-i e merr Qeverinë. Kryeministrin e ndajnë Isa Mustafa dhe Ramush Haradinaj. I pari për 16 muaj; derisa t’i kaloi mandati Presidentes. Pastaj z. Mustafa votohet President dhe z. Haradinaj e udhëheqë Qeverinë deri ne fund të mandatit. Lehtë mund t’i ndryshojnë vendet z. Mustafa dhe z. Haradinaj. Marrëveshja mes tyre tregon se interesi nacional është mbi interesin personal.

E dhimbshme për mua si kandidat i pavarur për President, por interesi i vendit është më i rëndësishëm për mua. Por, me këtë veprim, liderët tanë nuk humbin, por fitojnë si në afatet e shpëtimit të vendit, ashtu edhe në reputacionin e tyre personal. Poashtu, është e vetmja zgjidhje e shpejtë para shkarkimit të z. Mustafa dhe dështimit të tërë koalicionit VLAN.

Me fuqinë e madhe, vjen edhe përgjegjësia e madhe – With great power comes great responsibility” – këtë s’duhet ta harroi asnjëri lider.

Më Shumë

9 vjeçarit nga Prizreni, Benjamin Beqirit i duhet ndihmë financiare për shërim

Benjamin Beqiri nga Prizreni, i cili po përballet me disa sëmundje që në lindje të tij i duhet ndihmë. 9 vjeçar nga Prizreni vuan nga...

Jashanica shpallet “Ylli i javës” në Superligë

Paraqitja e mirë e Bajram Jashanicës kundër Malishevës i është shpërblyer: mbrojtësi i Ballkanit është shpallur “Ylli i javës” në Superligën e Kosovës për...

Lajmet e Fundit