14.6 C
Prizren
E martë, 7 Prill, 2026

Siguria ushqimore, Egjipti blen 240 mijë tonë grurë nga Rusia

Autoritetet egjiptiane njoftuan se nga Rusia kanë blerë 240 mijë tonë grurë për të garantuar sigurinë e ushqimore të vendit.

Në një njoftim nga Bordi i Përgjithshëm për Furnizimin e Mallrave të Egjiptit thuhet se dërgesa me 240 tonë grurë pritet të realizohet më 1 deri më 15 prill, shkruan Anadolu, transmeton Klankosova.tv.

Bordi ka bërë të ditur se për importin, i cili do të realizohet me financimin e Bankës Botërore, është rënë dakord çmimi prej 317.5 dollarë për tonë.

Po ashtu theksohet se pagesa do të kryhet pasi gruri të mbërrijë dhe të inspektohet në portet e Egjiptit.

Egjipti importon 80 për qind të grurit

Egjipti, i cili importin 80 për qind të nevojës së tij për grurë, është vendi që importon më shumë grurë në të gjithë botën.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë së Egjiptit, vitin e kaluar vendi ka importuar 13.3 milion tonë grurë dhe furnizuesi më i madh ka qenë Rusia me 8.96 tonë.

Rritja e çmimit të grurit dhe rritja e kursit të dollarit shkaktoi pasoja që në buxhetin e Egjiptit për vitet 2022-2023 të ndahet një shumë shtesë prej 3 miliardë dollarësh.

Pas problemeve që u përjetuan në furnizim për shkak të luftës Rusi-Ukrainë, më 3 mars të vitit 2022 çmimet e grurit në Egjipt u rritën me 1.000 junejh (rreth 53 dollarë) për tonë.

Më Shumë

Kosova ishte afër Botërorit, Ismet Kryeziu i KDI-së nuk e përballon humbjen, ia plas vajit

Kombëtarja e Kosovës në futboll ishte shumë pranë një arritjeje historike për kualifikim në Botëror, por ëndrra nuk u realizua. Ndeshja vendimtare solli emocione të...

Komuna e Prizrenit paralajmëron aksion për largimin e mallrave pa leje nga hapësirat publike

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se nga data 16 prill 2026 do të nisë një aksion për largimin e mallrave të ekspozuara pa leje...

Delirium

Lajmet e Fundit