6.7 C
Prizren
E martë, 24 Mars, 2026

Skandal: Kryebashkiaku kërkon favore seksuale

Një videoskandal është publikuar sot në mbrëmje në emisionin “Të Paekspozuarit” në televizionin “Ora News”, me protagonist kryetarin e bashkisë së Dibrës, Shukri Xhelili.

Pak muaj më parë, një vajzë 20-vjeçare bëri në këtë televizion një denoncim për një kryetar bashkie në një qytet të Shqipërisë.

Pretendimi i saj ishte se kryebashkiaku i kishte premtuar se do t’i gjente një punë në administratën e bashkisë nëse vajza pranonte të kryente marrëdhënie seksuale me të.

Denoncuesja nëpërmjet telefonit kishte lënë takim në zyrën e kryetarit për t’i kërkuar një vend pune, teksa ai, sipas saj, i kishte kërkuar favore seksuale.

Nesër qeveria pritet të firmosë shkarkimin e Xhelilit me një vendim qarkullues të Këshillit të Ministrave.

Menjëherë pas publikimit të skandalit reagoi deputeti socialist Erion Braçe. Përmes një statusi në “Facebook” ai e cilëson rastin si “neveritës” dhe kërkon largimin sa më parë të Xhelilit nga detyra. “Neveritës!! Të shporret një sahat e më parë!! As me duhet cili pleh e ka organizuar dhe kryer, fare fare; edhe pse dhe kjo duhet të hetohet!! Por, tani; të shporret!!”, shkruan Braçe.

Nuk ka vonuar edhe reagimi i PD-së me anë të një komunikate për media: “Partia Demokratike shpreh neverinë për abuzimin ordiner të zyrtarëve të pushtetit të Edi Ramës. Pamjet filmike të transmetuara sot në ‘Ora News’, ku kryetari i Bashkisë së Peshkopisë, Shukri Xhelili, kërkon favore seksuale në këmbim të një vendi pune janë një dëshmi më shumë se ku është zhytur shteti i Edi Ramës. Shtet i trafikantëve të drogës dhe prostitucionit, falsifikatorëve, gjobëvënësve, kriminelëve e tashmë dhe funksionare publikë që shfrytëzojnë mjerimin e grave dhe vajzave ku i ka zhytur kjo qeveri për t’u kërkuar favore seksuale në këmbim të një vendi pune”. /Shekulli/

Më Shumë

Malisheva rikthehet te fitoret, “shokon” Llapin

Malisheva shënoi një fitore të merituar në shtëpi, duke mposhtur Llapin 2-0. Golat u shënuan nga Donart Vitija (‘52) dhe Mevlan Zeka (‘69), me asistim...

Brenda 24 orëve ndodhën 42 aksidente në trafik, policia shqiptoi 807 dënime

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shënuar dhjetëra aksidente trafiku, ku përveç dëmeve materiale, një numër i konsiderueshëm i rasteve kanë përfunduar...

Lajmet e Fundit