Korisha përkujton 27-vjetorin e Betejës së Kabashit

Sot u shënua 27-vjetori i Betejës së Kabashit, një nga betejat më heroike të UÇK, me një manifestim të organizuar ku morën pjesë veteranë, invalidë të luftës, familjarë të dëshmorëve, banorë të Korishës, si dhe përfaqësues të institucioneve të ndryshme.

Ish-komandanti i Batalionit të Dytë të Kabashit, pjesë e Brigadës 125 të UÇK-së në ZOP, Lulzim Kabashi, rrëfeu për ditën e betejës, duke përkujtuar sakrificën e luftëtarëve të lirisë, të cilët edhe pse në numër shumëfish më të vogël se forcat e okupatorit, arritën të zbrapsin armikun.

Në emër të Komunës së Prizren foli drejtori Islam Ukimeri, i cili theksoi se për lirinë e vendit është derdhur shumë gjak dhe bëhet e domosdoshme që gjithmonë të kujtojmë ngjarjet e lavdishme të UÇK-së, duke nderuar ata që u flijuan për lirinë e Kosovës dhe respektuar të gjithë luftëtarët e lirisë.

Përfaqësuesi i fshatit, Ylber Kabashi, apeloi që ngjarjet e tilla të shërbejnë për kujtesën kolektive, ndërsa në emër të familjeve të dëshmorëve, falënderimet iu adresuan nga Hekuran Kabashi.

Në betejën e 17 marsit 1999, heroikisht ranë tre dëshmorë nga Korisha: Halim Ahmetaj, Rexhep Kukaj dhe Murat Kabashi.

Manifestimi u shoqërua edhe me një program artistik nga nxënësit e shkollës “Dëshmorë e Kabashit”, e cila në këtë ditë shënoi Ditën e saj, duke nderuar kujtimin e të rënëve dhe traditën e lavdishme të komunitetit./TV Prizreni/

Marketing

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

EC Ma Ndryshe shpreh shqetësime për gjetjet e auditorit në Komunën e Prizrenit

Organizata joqeveritare EC Ma Ndryshe ka shprehur shqetësim serioz lidhur me gjetjet e raportit të Zyrës Kombëtare të Auditimit për Komunën e Prizrenit për...

27 vite pas hyrjes së NATO-s në Kosovë, trupat gjermane kaluan përmes Kukësit

Mes mikpritjes, bujarisë, humanizmit, por edhe vështirësive të shumta që kaloi populli i Kosovës me banorët e Kukësit në tre muajt e pranverës së...

Lajmet e Fundit