Skënder Hysenin në Prizren s’e pret Ramadan Muja

Ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni ka vizituar sot në komunën e Prizrenit ku ka pasur të takohet me kryetarin e Prizrenit Ramadan Muja.

Mirëpo ky i fundit nuk morri pjesë në takim me ministrin Hysenin.

Muja u tha se gjendet në pushim ndërsa në vend të tij e ka pritur nënkryetari i komunës së Prizrenit Lulzim Kabashi.

Ministri Hyseni tha se radikalizmi duhet të luftohet me ligjërim e jo me pendrekë të Policisë.

Ndërsa nënkryetari Lulzim Kabashi, u shpreh se Bashkësia Islame është treguar indiferentë ndaj këtyre rasteve.

Por sipas ministrit Hyseni, policia e Kosovës është treguar super-aktive në luftimin dhe parandalimin e dukurive te tilla.

Edhe vizita në Prizren e Hysenit është duke u bërë në kuadër të vizitave nëpër komuna që është qëllim i forcimit të sigurisë në vend.

Më Shumë

U zhduk nga shtëpia në Prizren, 14-vjeçarja gjendet pas disa orësh dhe kthehet te familja

Ka përfunduar me fat rasti i zhdukjes së një vajze të mitur nga Prizreni, e cila ishte larguar nga shtëpia pa dijeninë e familjes,...

Breshër dhe erëra të forta në Prizren, publikohen pamje nga Korisha

Reshjet e shiut në Prizren janë shoqëruar sot me breshër dhe erëra të forta. Në Korishë është raportuar breshër, sipas pamjeve të publikuara nga...

Lajmet e Fundit