18.8 C
Prizren
E hënë, 20 Mars, 2023

Sonte fillon Java e Filmit të Maqedonisë

Me shfaqjen e filmit “Gëzuar viti 49”, në regji të Stole Popovit me Meto Jovanovskin në rolin kryesor, sonte në orën 20.00  në Kino nis “Java e Filmit të Maqedonisë” në Prishtinë.

Ky manifestim është organizuar nga “Kosovafilmi”, mbështetur nga Ministria e Kulturës, në bashkëpunim me Kinotekën e Maqedonisë.

Shikuesve të kryeqytetit do t’u prezantohet aktori i njohur Meto Jovanovski, që interpreton rolin kryesor në filmin e mbrëmjes, drejtori i Kinotekës së Maqedonisë Vladimir Angelov dhe drejtori I Vardar filmit Naser Curri.

Ndërkaq, në programin e paradites, “Kosovafilmi” në bashkëpunim me Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës, Programi i Regjisë së filmit, do të organizojnë debat me mysafirët Meto Jovanovski, profesor në Fakultetin Arteve në Shkup, (interpreton rolin kryesor në filmin “Gëzuar Vitin i Ri 49”) , me drejtorin e Kinotekës Vladimir Angelov dhe me drejtorin e Kosovafilmit, Gani Mehmetaj.

Debati do të zhvillohet në sallën e projeksionit, në objektin e Departamentit të Regjisë së Filmit, nga ora 12:00, transmeton Klan Kosova.

Më Shumë

Rahovec, burri dhe vjehrra ushtrojnë dhunë fizike ndaj gruas

Policia e Kosovës ka njoftuar se të mëkurën në Rahovec, është raportuar nga një grua kosovare se bashkëshorti dhe vjehrra kanë ushtruar dhunë ndaj...

Kosova vazhdon importin e mallrave me vendet që nuk e kanë njohur Kosovën

Kosova vazhdon të importojë produkte nga vendet e ndryshme, pavarësisht raporteve të saj ekonomike, politike dhe diplomatike me ato shtete. Të dhënat e fundit të...

Lajmet e Fundit