7 C
Prizren
E mërkurë, 18 Shkurt, 2026

Sonte luhet derbi i madh i Italisë, Juventus–Inter

Mbrëmjen e sotme në orën 20:45, luhet derbi i madh i Italisë, Juventus – Inter. Dy rivalët historik sfidohen në një përplasje titanësh në kampionatin italian.

Një sfidë ku premtohet mjaft spektakël, duke parë përbërjet që kanë skuadrat. Trajneri i bardhezinjëve Massimiliano Allegri dhe ai i zikaltërve Simone Inzaghi kanë vendosur për formacionet.

Nëse ndokush do kishte ndonjë dilemë për Dybala, ai do të jetë në fushë sonte nga minuta e parë dhe këtë e konfirmoi edhe trajneri i bardhezinjve. Argjentinasi do të luajë si fantazist dhe “digën” në mesfushë do e ndërtojnë Zakaria e Locatelli.

Interi në krahun tjetër do të jetë me formacionin e zakonshëm. Stefan de Vrij është mungesa e rëndësishme në 11-tëshen e parë dhe në vend të tij luan sërish D’Ambrosio. Më poshtë formacionet e mundshme të derbit të Italisë, Juventus-Inter.

JUVENTUS (4-2-3-1): Szczesny – Danilo, De Ligt, Chiellini, Alex Sandro – Zakaria, Locatelli – Cuadrado, Dybala, Morata – Vlahovic. Trajner: Allegri

INTER (3-5-2): Handanovic – D’Ambrosio, Skriniar, Bastoni – Dumfries, Barella, Brozovic, Calhanoglu, Perisic – Dzeko, Lautaro: Trajner: Inzaghi

Derbi i Italisë/ Juventus – Inter, formacionet e mundshme

Më Shumë

Basketboll, derbi kryesor sot në Prizren

Vazhdon edhe sot java e 20-të në Procredit Superliga. Janë parashikuar dy ndeshje, të cilat premtojnë të ofrojnë spektakël për tifozët. Vëmendja kryesore do të...

Kupa e Kosovës për meshkuj do të zhvillohet në Rahovec

Kupa e Kosovës në konkurrencën e meshkujve do të mbahet në palestrën “Mizair Isma” në Rahovec, mëson ekskluzivisht Klan Kosova. Sipas informacioneve të siguruara nga...

Lajmet e Fundit