3.1 C
Prizren
E hënë, 23 Dhjetor, 2024

Përfundon dialogu, nuk ka marrëveshje

Thaci-Ashton-Dacic5-22

(E plotësuar) Ka përfunduar pa marrëveshje takimi trepalësh i baroneshës Ashton me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe me kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiq. Pas këtij takimi, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se është arritur përparim qenësor, por jo komplet, për energjinë dhe telekomunikacionin.

Siç ka thënë kryeministri Thaçi, hollësitë e tjera të pazgjidhura do të jenë temë e bisedimeve që baronesha Ashton do t’i zhvillojë me zyrtarët e lartë në Beograd nesër dhe në Prishtinë pasnesër.

Mirëpo, kryeministri Thaçi nuk ka dashur t’u tregojë gazetarëve se për çka bëhet fjalë, por vetëm ka cekur se ka të bëjë me hollësi teknike.

Para se të mbahet takimi trepalësh, shefja e diplomacisë evropiane, Catherine Ashton, ka mbajtur takime të ndara me kryeministrat Thaçi e Daçiq.

Në rend dite të dialogut të nëntë mes kryeministrave kanë qenë çështjet që kanë të bëjnë me zbatimin e marrëveshjes së Brukselit, siç janë energjia, telekomunikacioni dhe çështje të tjera, për të cilat deri tashti në dialogun teknik nuk është arritur marrëveshja.

 

Sot takimi i radhës Thaçi-Daçiq

Në Bruksel me ndërmjetësimin e Bashkimit Europian, sot mbahet takim mes kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Ivica Daçiq, ku pritet të diskutohet për zbatimin e marrëveshjes për normalizim ndërmjet dy vendeve, për të cilën u arrit pajtueshmëri në muajin Prill të këtij viti.

Takimi ndërmjet dy kryeministrave me ndërmjetesimin e baroneshës Ashton është paraparë të fillojë rreth orës 14.

Takimi mbahet në periudhën kur Qeveria e Kosovës po ballafaqohet me vështirësi në miratimin e Projektligjit për amnistinë, i cili buron nga marrëveshja për normalizim.

Shefja e diplomacisë evropiane, Ashton ka theksuar se mirëpret vazhdimin e bisedimeve me liderët kosovarë dhe serbë, në mënyrë që të vijojë përpara dialogu dhe të zbatohen marrëveshjet e arritura. Ajo do të udhëtojë një ditë më vonë në Beograd, ndërsa të mërkurën vjen në Prishtinë.

Më Shumë

Muzeu ‘Ismail Kadare’ në Gjirokastër, rreth 8 mijë vizitorë gjatë gjithë vitit

Muzeu i shkrimtarit të letrave shqipe Ismail Kadare ka qenë një prej aseteve më të frekuentuara turistike që prej fillimit të vitit 2024 e...

Vetëvendosje bashkoi bashkatdhetarët në një takim në Prizren

Lëvizja Vetëvendosje në Prizren organizoi një takim me bashkatdhetarët nga diaspora. Qindra pjesëmarrës u mblodhën për të diskutuar rreth zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025. “Nga përfaqësues...

Lajmet e Fundit