0.8 C
Prizren
E diel, 29 Janar, 2023

Specializanti i mjekësisë: Nga Kosova këtë vit kanë ikur mbi 130 mjek

Përfaqësuesi i Këshillit të Specializantëve, Dijon Musliu, ka thënë se nga Kosova këtë vit kanë ikur mbi 130 mjek.

 

Ai, në Sytë Shtatë në Klan Kosova, ka deklaruar se të gjithë ata kanë shkuar për të punuar jashtë vendit dhe se nuk kanë mundur më të presin për shkak të kushteve të vështira financiare që i kishin.

“Kosova e ka një krizë, nuk është adresuar asnjëherë deri tani në kohë adekuate, vetën këtë vit kanë ikur mbi 130 mjek, nga hulumtimet që kemi bërë ne në proces për të lëshuar vendin janë edhe 170 mjek”.

“Të gjithë këta që kanë ikur dhe që mendojnë të ikin, moshën mesatare e kanë 30-vjeç. Këta janë mjek që më nuk kanë mundur të preson me këto kushte financiare që i kemi”.

“Trendi i ikjes është duke u rritur, ne kemi kërkuar edukim të mirëfilltë specialistik dhe kompensim financiar për shkak të punës që kemi bërë, ta specifikojë se një orë e specializantit është e njëjtë me një orë të punës të një mjeku të rregullt,” ka thënë Musliu, njofton Klankosova.tv.

Më Shumë

Erdogani: Suedia të mos e presë përkrahjen tonë për anëtarësimin në NATO

Presidenti i Turqisë, Rexhep Erdogan, ka thënë se Suedia nuk duhet ta presë përkrahjen e Turqisë për anëtarësimin në NATO. Deklarata e presidentit turk...

Këshilla e Umberto Ecos mbi rëndësinë e leximit të librave

Leximi të zgjat jetën. Ky është mësimi më i madh që na ka lënë Umberto Eco në një rubrikë që nisi në faqen e...

Lajmet e Fundit