Sqarohet Ministria e Financave rreth buxhetit të komunës së Prizrenit

Ministria e Financave ka lëshuar një komunikatë pas diskutimeve në media lidhur me projekt-buxhetin e komunës së Prizrenit.

“Sipas legjislacionit në fuqi për financat publike, komunat janë të obliguara të aprovojnë buxhetin për vitin e ardhshëm fiskal në Kuvend Komunal deri më datë 30 shtator të vitit vijues dhe ta dorëzojnë në Ministri te Financave” thuhet në komunikatë, njofton Klan Kosova

“Sipas ligjit, komuna e cila nuk e aprovon buxhetin sipas afatit të paraparë me ligj, Ministria e Financave gjatë hartimit të projekt-buxhetit për vitin e ardhshëm fiskal do të reflektojë në dokument të buxhetit të shtetit, buxhetin fillestar për vitin vijues të asaj komune, si dhe do të paraqesë ndryshimin sipas kufijve të paraparë buxhetor për vitin e ardhshme fiskal. Në momentin që komuna e aprovon buxhetin sipas rregullave të parapara buxheti i komunës do të bëhet pjesë e ligjit të buxhetit”.

Gjithashtu, Ministria e Financave ka filluar së zbatuari Udhëzimin Administrativ për Kriteret Përzgjedhëse të Projekteve Kapitale, ku projektet te cilat nuk plotësojnë kriteret minimale nuk do të përfshihen në buxhet por do të mbesin në kuadër të rezervës së asaj organizate buxhetore.

Pra, buxheti nuk do t’i merret komunës, por në momentin që komuna plotëson kriteret minimale të parapara me legjislacionin në fuqi këto projekte do të kthehen në buxhet.

Më Shumë

Hoti shkruan për Marrëveshjen Uashingtonit, e thumbon Osmanin: VV-ja dhe ata që i shkonin pas e vlerësuan të dëmshme

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka shkruar për Marrëveshjen e Uashingtonit, duke thënë se ajo parashihte edhe pavarësinë energjetike të Kosovës. Duke folur për këtë...

Prizren: Vdes një person në Emergjencë, rasti në hetime

Një person ka vdekur në Emergjencën e Prizrenit gjatë ditës së djeshme, pasi është sjellë në gjendje të rënduar shëndetësore. Sipas raportit 24-orësh të Policisë,...

Lajmet e Fundit