16.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Suharekasi 16-vjeç si kauboj, shëtiti me revole nëpër shkollë në Suharekë

Suharekasi 16-vjeç si kauboj, shëtiti me revole nëpër shkollë në Suharekë (VIDEO)

 43 mins më parë

Një nxënës, 16 vjeç, i shkollës fillore “Migjeni” në Gjinovc  të Suharekës, të shtunën, është intervistuar e më pas liruar nga policia me urdhër të prokurorit, për shkak se në ambientet e institucionit arsimor ku vijon mësimet ka ekspozuar pistoletë me 6.35 kalibër.

Sipas policisë i riu, E.N, është endur nëpër ambientet e shkollës me këtë armë në brez, i cili me këtë veprim ka shtyrë bashkëmoshatarët e tij ta njoftojnë drejtorinë e cila më pas ka lajmëruar forcat e rendit për t’u marrë më të.

E.N në polici ka deklaruar se armën ja kanë dhënë shokët e tij, jashtë shkollës. Ky nxënës njihet si problematik, ka përsëritë vitin e ka mungesa në orët mësimore.

Komuna e Suharekës, përkatësisht drejtoria e arsimit është duke shqyrtuar mundësinë që E.N ta transferojë në një shkollë tjetër, 4 kilometra larg “Migjenit”

Më Shumë

Real Madrid e mposht Barcelonën, blindon kreun e La Liga-s

Real Madrid e ka mposhtur sërish Barcelonën, duke e blinduar kreun e La Liga-s. Skuadra madrilene triumfoi me rezultat të ngushtë 3:2, me anglezin që...

I shkaktuan vazhdimisht dhunë psikike – viktima nga Malisheva përfundon në QKUK

Një grua nga Malisheva ka përfunduar për trajtim mjekësor në QKUK, si pasojë e ushtrimit të dhunës psikike ndaj saj nga dy persona. Rasti ka...

Lajmet e Fundit