4.7 C
Prizren
E mërkurë, 24 Dhjetor, 2025

Suharekë: Shtyhet seanca gjyqësore ndaj dy policëve të cilët akuzohen për keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare

Mungesa e njërit zyrtar policor, ka bërë që të shtyhet seanca gjyqësore në çështjen ku Blerim Kuqi dhe Florim Pirku akuzohen se në bashkëkryerje, kanë keqtrajtuar një qytetarë gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike.

Të pranishëm në seancë kanë qenë prokurori Ramadan Koro, i akuzuari Blerim Kuqi, i dëmtuari Baki Shala dhe mbrojtësi i tij avokati Sehad Haliti si dhe dëshmitari Sadik Bytyqi, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sa i përket të të akuzuarit Pirku, pavarësisht që i njëjti ka qenë i ftuar në mënyrë të rregullt, mungesën nuk e ka arsyetuar.

Gjyqtari i çështjes Lavdim Bajraktari seancën e shqyrtimit gjyqësor e ka shtyrë për datën 30 prill 2021 në orën 9:00.

Ndryshe, sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prizren, Blerim Kuqi dhe Florim Pirku, akuzohen se më 7 mars 2018, në fshatin Mushtisht të Komunës së Suharekës, në një pikë kontrolli, si persona zyrtar të cilët duke e keqpërdorur detyrën zyrtare apo autorizimet e tyre, e keqtrajtojnë, frikësojnë, fyejnë rëndë dinjitetin e personit tjetër, në atë mënyrë që derisa të pandehurit kanë qenë në detyrë, e ndalin të dëmtuarin Baki Shala për shkak të kundërvajtjes në trafik dhe gjatë shqiptimit të kundërvajtjes dhe mosmarrëveshjes që lind gjatë kësaj, i pandehuri Blerim Kuqi e fut dorën në automjet duke ia fikur atë dhe e godet të dëmtuarin me grushta disa herë në fytyrë, ndërsa i pandehuri Florim Pirku futet nga mbrapa në veturë të të dëmtuarit dhe e godet me grushta në kokë dhe fytyrë, duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore.

Me këto veprime, akuzohen se në bashkëkryerje  kanë kryer veprën penale “keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike” nga neni 198 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të KP-së. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Ndalohen fishekzjarrët gjatë festave të fundvitit në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka nxjerrë urdhëresë për ndalimin e ndezjes së fishekzjarrëve dhe përdorimit të mjeteve piroteknike në hapësira publike...

Zhduket një burrë në Suharekë

Një person në Suharekë është raportuar i zhdukur që nga 15 dhjetori. Bazuar në informacionet e Policisë, viktima ka dalë nga shtëpia dhe nuk është...

Lajmet e Fundit