0.3 C
Prizren
E shtunë, 20 Dhjetor, 2025

Sulmohet kryetari i AGK-së, Zekirja Shabani

zekrija shabaniKryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK), Zekirja Shabani, është sulmuar fizikisht të hënën, nga pronari i gazetës “Tribuna”, Sejdi Demiri.

Shabani, në një prononcim për Telegrafin ka sqaruar arsyet e sulmit ndaj tij, nga ana e Demirit, duke thënë se krejt kjo ka rrjedhë pas publikimit të lajmit se ai do ta padis gazetën “Tribuna” për moszbatim të kontratës.

“Më ka ftuar pronari për ta nënshkruar vendimin për largim nga puna, i cili vendim ka qenë ne kundërshtim me kontratën të cilën e kam nënshkruar. Pasi unë kam refuzuar që ta nënshkruaj largimin nga puna, ai më ka sulmuar (më ka ofenduar, pastaj edhe me ka kapur për fyti)”, ka thënë Shabani për Telegrafin.

Ai më tutje ka sqaruar se e ka denoncuar rastin në Polici, si kanosje, ndërsa prokurori i rastit – sipas tij – është Enver Krasniqi.

“Kjo tregon për pasigurinë e gazetarëve, tash edhe në vendet e punës. Gazetarët janë të pasigurt për ta ushtruar profesionin në mënyrë të lirë”, ka shtuar Shabani. /Telegrafi/

Më Shumë

Rahoveci 029 forcohet para duelit me Vëllaznimit

Një ditë para ndeshjes së rëndësishme me Vëllaznimin në kuadër të Superligës së Kosovës në basketboll, skuadra Rahoveci 029 është forcuar në pozitën e...

Vjedhje e rëndë në Prizren, një personit i grabiten para të gatshme e stoli ari nga vetura, policia heton rastin

Policia e Kosovës, ka njoftuar për një rast të vjedhjes së rëndë që ka ndodhur në Prizren, ku një personit i janë vjedhur para...

Lajmet e Fundit