Susuri nuk e përfshin anulimin e konkursit, në raportin e punës

Drejtori i Arsimit në Prizren, Skënder Susuri, nuk po mund të pajtohet me anulimin e konkursit për drejtorë dhe zëvendësdrejtorë të shkollave.

Ai, në shenjë ‘hakmarrjeje’, anulimin e konkursit nuk e ka përfshirë në raportin e punës.

Në këtë raport janë përfshirë të gjitha aktivitetet dhe vendimet që Drejtoria e Arsimit, gjatë periudhës janar-qershor të këtij viti.

Kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka, në këtë periudhë ka anuluar dy konkurse për drejtorë dhe zëvendësdrejtorë të shkollave.

Anulimi i tyre është bërë pas ankesave të shumta nga partnerët e koalicionit.

Susuri deri në momentet e fundit insistonte se nuk ka pasur shkelje procedurale në zgjedhjen e drejtorëve të rinj.

Konkursi për drejtorë dhe zëvendësdrejtorë pritet të fillojë nga e para.

Ndërkaq, në raportin e punës, Susuri ka përfshirë të gjitha aktivitetet të cilat i ka vlerësuar të suksesshme./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Para duelit me Shqipërinë, Kosova mat forcat me Arabinë Saudite

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll do të zhvillojë dy ndeshje miqësore ndaj Arabisë Saudite, në kuadër të përgatitjeve për parakualifikimet e FIBA EuroBasket 2029. Dardanët...

Aksident i trefishtë pas mesnate në Prizren

Një aksident trafiku ka ndodhur pas mesnate në Prizren. Nga pamjet shihet se janë pëplasur tri automjete mes vete. Sinjali ka kontaktuar me Policia e Kosovës...

Lajmet e Fundit