11.8 C
Prizren
E mërkurë, 24 Prill, 2024

Të gjithë kundër qeverisjes së gjerë

QeveriaKosoves-NdertesaKoalicioni paszgjedhor LDK-AAK-Nisma, Lëvizja Vetëvendosje!, por edhe analistët politikë e kanë vlerësuar të dëmshme për Kosovën një qeverisje me përfshirje të gjerë. Sipas tyre, një qeveri e gjerë në realitet është e paarritshme dhe kanë vlerësuar se një gjë e tillë i konvenon vetëm PDK-së.

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Lutfi Haziri, pati deklaruar për “Epokën e re” se koalicioni i dikurshëm PDK-LDK nuk mund të përsëritet tani. “Koalicionin që e udhëheq LDK-ja i ka 83 deputetë. Nëse mendohet në një koalicion që ka qenë deri në vitin 2010, është çështje tjetër. Koha ka dëshmuar se tërheqja e LDK-së njëanshëm nga ajo qeverisje nuk ka mundur të riparohet ende”, ka thënë Haziri. Sipas tij, në këtë fazë LDK-ja ka krijuar një koalicion me shumicë të madhe parlamentare, pa PDK-në dhe po pret vetëm vendimin e Gjykatës Kushtetuese për ta vazhduar formimin e qeverisë dhe organeve të tjera shtetërore.

Nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi, ka thënë se në Kosovë nuk ka nevojë për zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare, duke e vlerësuar të rëndësishme që këtë herë nëpërmjet koalicionit LDK-AAK-Nisma të instalohet qeveria Haradinaj. Isufi ka thënë se koalicioni LDK-AAK-Nisma, përfshirë edhe partitë e minoriteteve, përbën qeverinë gjithëpërfshirëse siç është duke propozuar PDK-ja. “Konsiderojmë se koalicioni, i cili udhëhiqet nga LDK-AAK-Nisma, është gjithëpërfshirës. Ky koalicion i ka të përfshira të gjitha partitë politike, edhe ato të minoriteteve. Pra, këtë qeveri e cila do të formohet, e konsiderojmë gjithëpërfshirëse”, është shprehur Isufi.

Kundër idesë për një qeveri gjithëpërfshirëse ka dalë edhe Lëvizja Vetëvendosje! Nënkryetarja e këtij subjekti politik, Aida Dërguti, ka deklaruar për “Epokën e re” se një qeverisje e tillë, pa ndryshim të kursit, do të nënkuptonte vulosje për dëme të reja që do t’i bëheshin Kosovës.

“Qeverisja gjithëpërfshirëse, pa ndryshim të kursit, nënkupton vulosje të fuqishme për dëme të reja që do t’i sjellin Kosovës. Vazhdimi i dialogut, pa kushte me Serbinë, nënkupton pranim të kushteve të reja e të dëmshme të cilat vazhdimisht i ka vënë Serbia në dëm të interesave të shtetit të Kosovës”, është shprehur Dërguti, duke shtuar se sfidave të ardhme që i ka Kosova do të mund t’u përgjigjet vetëm një qeveri që ka prioritet sundimin e ligjit dhe zhvillimin ekonomik.

Ideja për qeverisje gjithëpërfshirëse nuk u ka pëlqyer as njohësve të rrethanave politike në vend. Sociologu dhe analisti politik Dukagjin Gorani ka deklaruar për “Epokën e re” se kjo lloj qeveri do të siguronte stabilitet në Kuvend, por jo edhe në shoqëri. Sipas tij, qeveritë gjithëpërfshirëse nuk janë reformiste, por konformiste.

Më Shumë

Dyshohet për tejkalim të autorizimeve policore, IPK rekomandon suspendimin e rreshterit policor në Prizren

Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e një rreshteri të Njësisë së Reagimit të Shpejtë në Prizren, pas dyshimeve për tejkalim të autorizimeve...

Mira Murati, anëtarja më e re e Akademisë së Shkencave

Shqiptarja Mira Murati, një nga emrat më të njohur në botën e teknologjisë, do të jetë pjesë e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Asambleja e...

Lajmet e Fundit