7.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Kuvendarët e Dragashit vetëm 26 pyetje në drejtim të ekzekutivit komunal

Komuna e DragashitInstituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka publikuar “Fletënotimin” i cili përmban analizë dhe notim për punën individuale të 27 anëtarëve të Kuvendit të Komunës së Dragashit dhe subjekteve politike të përfaqësuara në këtë kuvend për periudhën Janar-Qershor 2014.

Qëllimi i publikimit të këtij “Fletënotimi” është informimi i paanshëm dhe objektiv i qytetarëve për punën e të zgjedhurve të tyre gjatë mbajtjes së seancave të Kuvendit të Komunës së Dragashit në periudhën Janar-Qershor 2014, notim ky i bazuar në nëntë shtylla të vlerësimit.

Sipas KDI-së “anëtarët që kanë treguar rezultate më të mira në të gjitha kategoritë në Kuvendin e Komunës së Dragashit janë: Samidin Xheladini (LDK) me 12.1 %, Emin Kolloni (PDK) me 9.6 % dhe Bahtjar Berisha (LDK) me 9.0 % ndërsa Arjet Skeraj (LDK), Shqipe Halili (LDK) dhe Mersiha Memsi (CDU) gjatë kësaj periudhe nuk kanë treguar asnjë rezultat dhe janë vlerësuar me 0.0 % të notimit të përgjithshëm”.

Kuvendarët e Dragashit në këtë periudhë ngritën 228 çështje, prej të cilave 74 % e tyre kanë qenë të lidhura nga fusha me interes për qytetarët e Dragashit, ndërkaq 26 % e çështjeve të iniciuara kanë qenë të lidhura me aspekte procedurale të punës së organeve të Komunës së Dragashit.

Anëtarët e LDK-së prijnë për nga inicimi i çështjeve me gjithsej 35.1 % të çështjeve të ngritura, të përcjellë nga anëtarët e PDK-së me 23.7 % dhe VAKAT me 14.5 % të çështjeve të iniciuara. Lidhur me inicimin e çështjeve të ngritura në këtë periudhë Samidin Xheladini (LDK) dhe Emin Kolloni (PDK) kanë shënuar numrin më të lartë të çështjeve të ngritura me nga 14.0 % përkatësisht 11.0 % të çështjeve në total.

Sa i përket legjislacionit komunal, Kuvendi i Komunës së Dragashit në këtë periudhë nuk ka shqyrtuar apo miratuar ndonjë Rregulloren komunale. Krahas mos miratimit të ndonjë rregulloreje komunale edhe anëtarët e këtij institucioni nuk propozuan inicimin e hartimit dhe miratimit të legjislacionit komunal.

Lidhur me parashtrimin e pyetjeve parlamentare, në këtë periudhë anëtarët e Kuvendit të Komunës së Dragashit kanë bërë gjithsej 26 pyetje ndaj ekzekutivit të kësaj komune nga të cilat 77 % kanë qenë të lidhura nga fusha me interes për qytetarët ndërkaq 23 % e pyetjeve kanë qenë të lidhura me aspektet procedurale të punës së organeve të Komunës së Dragashit.

Anëtarët nga radhët e LDK-së ishin më të zëshmit në parashtrimin e pyetjeve parlamentare me 42.3 % , të pasuar nga anëtarët e GIG dhe VAKAT me nga 15.4 % të pyetjeve të përgjithshme. Në këtë kontekst, anëtarë më aktiv në parashtrimin e pyetjeve ishin: Halim Shemsedini (LDK) me 19.2 % dhe Deir Jelmazi me 15.4 % të pyetjeve të përgjithshme. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Totaj e Lladrovci diskutojnë për një bashkëpunim ekonomik

Në një takim zyrtar sot, kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj priti kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovci, në prani të miqve anglezë. Diskutimet u fokusuan...

32 vjeçari nga Suhareka dyshohet se i dha fund jetës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Shirokë të Suharekës, dyshohet se një person i ka dhënë fund jetës së...

Lajmet e Fundit