26.2 C
Prizren
E martë, 17 Qershor, 2025

Të mos vizatosh dot një nudo

Në shkollën e arteve të Notingamit në shekullin e XX, gratë nuk lejoheshin të vizatonin një nudo. Në qoftë se burrat punonin me një model të gjallë, një grua duhet të shkonte në dhomën e lashtësisë. Margaret Collyer, rrëfen përvojën e saj në librin « Jeta e një artisteje » duke treguar sesi urrejtja për ato figura të larta allçie nuk do ti ndahej gjatë. »Asnjëherë nuk kam fituar gjë nga studimi i tyre », shprehej ajo.

Profesioni i artit nuk është i vetmi ku femrat në histori kishin hyrë fillimisht vetëm formalisht. Në fillim të viteve 1900, ato shiheshin çuditshëm teksa kërkonin të eksploronin të njëjtat hapësira si burrat. Profesioni i mjekësisë ishte i hapur në ato vite në Londër, por të gjitha shkollat që ishin të bashkangjitura me spitalet e Londrës ishin të mbyllura me hekura për vajzat studente.

Disa nga vajzat mjeke në Universitetin e Kembrixhit kishin formuar një grup për ta bërë të njohur ankesën e tyre, shkruante Evening News më 25 mars 1937. Në librin « Jeta e Mary Kingsleyt » nga Stephen Gwyn, në një fragment letre Mery shkruan: “Unë jam e dobishme me raste, por kjo është e gjitha-shumë e dobishme disa muaj më parë, kur duke kaluar nga shtëpia e një shoqjeje ajo më kërkoi të shkonim lart në dhomën e saj të gjumit dhe të shihnim kapelen e saj të re,- një propozim që më habiti , duke ditur mendimin që kishte ajo për mua për gjëra të tilla.

«Letra », thotë z.Gwyn, « nuk e çon deri në fund këtë aventurë të një të fejuari të pautorizuar, por unë jam i sigurt se ajo e zbriti atë nga çatia dhe e shijoi përvojën me afsh ». Sa e çuditshme duket kjo botë kupolash e kulmesh, dhomash leximi e laboratorësh, nga pika e shikimit për femrat.

«Sa e ndryshme duhet të na duket neve në krahësim me atë që ju duket juve. Ata që e shohin nga këndvështrimi i Meri Kingslit, « të mësoja gjermanisht ishte gjithë arsimi i paguar që kam pasur ndonjëherë », mund të duket një botë kaq e largët, kaq fantastike, kaq e ndërlikuar në ceremonitë dhe traditat e saj sa ccdo kritikë apo koment do të dukej i kotë. Edhe këtu ne mrekullohemi nga shkëlqimi i rrobave tuaja,edhe këtu ne shohim sesi ngrihen bastunët ceremonialë e si formohen procesionet dhe shohim me sy fare të verbuar se nuk i shquajmë dot ndryshimet, pale ti shpjegojmë ato.

Bashkë me zbulimin e shkrimit Virginia Wolf një nga shkrimtaret e njohura të shekullit XX, donte ti merrte femrat nga skaji më i largët ku i kishin lënë ligjet dhe historia, dhe tu jepte ato çfarë meritonin jo vetëm në libra por edhe në jetë. Wolf mund të konsiderohet si një nga feministet që me mendimet e saj përparimtare do të ndikonte tek ajo çfarë femrat kanë sot. Ajo besonte se letërsia mund ta bënte këtë, duke patur aftësinë e jashtëzakonshme për të ndikuar në mëndjet njerëzore.

Publikuar për herë të parë në vitin 1938 libri i saj «Tri ginetë » është përgjigjja e tre pyetjeve të bëra nga tre shoqëri të ndryshme : Shoqëria anti-luftë » Si mund të parandalohet lufta? Kolegji i grave: «Përse qeveria nuk mbështet edukimin e grave ? Shoqëria e nxitjes së punësimit profesional për gratë : Përse gratë përjashtohen nga puna profesioniste ?

Tre pyetje që do të ishin thelbësore në zhvillimet shoqërore të shekullit XXI, ku femrat kanë një tjetër domein. «Çfarë ndikimi të vërtetë mund të ushtrojmë mbi ligjet apo mbi biznesin, mbi fenë apo politikën , ne që shumë dyer na rrinë ende të mbyllura,ose më së shumti pak të hapura, ne që nuk kemi as kapital, as forca pas nesh. Duket sikur ndikimi ynë duhet të ndalet tek sipërfaqja.

Kur kemi shprehur një mendim mbi sipërfaqen kemi bërë gjithë çkemi mundur. Eshtë e vërtetë që sipërfaqja mund të ketë ndonjë lidhje me thellësinë , por nëse duhet tju ndihmojmë të parandalojmë luftën duhet të përpiqemi të depërtojmë më thellë nën lëkurë », pyeste Wolf një shekull më parë.  Ndërsa D.H Lawrence pëlqente ti shihte ndryshe femrat duke thënë se  «Nuk kam shpresë të përpiqem të bëj diçka pas pasur një grua pas shpine…Unë nuk guxoj të qëndroj në këtë botë po qe se s’kam një grua nga pas …Por një grua që e dua mendoj se më mban në një komunikim të drejtëpërdrejtë me të panjohurën, në të cilën ndryshe unë ndjehem i përhumbur.

«Ajo çfarë është interesante në studimin e Wolf janë biografitë që ajo ka shqyrtuar. Ja çfarë shkruan Oktavia Hill në një letër drejtuar zonjës N.Senior  më 20 shtator 1874. « Ti dhe unë e dimë se nuk ka shumë rëndësi nëse duhet të jemi shtyllat e padukshme të urës, të futura thellë në tokë, mbi të cilat ngrihen ato të dukshmet që mbajnë urën.

Neve nuk na mbetet hatri nëse, më pas, njerëzit harrojnë se ka në përgjithësi të tilla shtylla të ulëta,nëse disa do të konsumohen nëpër eksperimente përpara se të zbulohet mënyra më e mirë e ndërtimit të urës.

Ajo që për ne ka rëndësi është ura dhe jo vendi ynë në të, dhe ne besojmë se, në fund të fundit duhet mbajtur ndër mend se vetëm ky duhet të jetë synimi ynë ».Oktavia Hill nisi lëvizjen « për të siguruar shtëpi më të mira për të varfërit dhe hapësira për publikun. « Sistemi Oktavia Hill » u zbatua në gjithë shtrirjen e Amsterdamit. Në janar 1928 u ngritën jo më pak se 28648 banesa. /Shqip/

Më Shumë

Vetëvendosje mirëpret hetimet për shkeljet urbanistike në Prizren: Prokuroria po vërteton shqetësimet tona

Lëvizja Vetëvendosje  në Prizren, ka reaguar pas konfirmimit të nisjes së hetimeve për shkelje ligjore dhe procedurale në fushën e ndërtimit në Komunën e...

Të zhdukurit në Prizren gjenden pas dy ditësh, kthehen në shtëpi

Personat që ishin raportuar të zhdukur më 10 qershor 2025 në Prizren janë gjetur dhe janë kthyer pranë familjes ka njoftuar Policia e Kosovës. Rasti...

Lajmet e Fundit