Bekim Fehmiu përkujtohet në Prizren në 15 vjetorin e vdekjes

Me rastin e 15-vjetorit të ndarjes nga jeta të aktorit të madh Bekim Fehmiu, të dielën, më 15 qershor 2025, do të organizohet ceremonia tradicionale përkujtimore në nderim të figurës së tij të paharruar, raporton PrizrenPress.

Si çdo vit, do të hidhen lule në ujërat e Lumbardhit, pranë urës së Marashit, në vendin ku është shpërndarë hiri i tij, duke përkujtuar me respekt e dashuri jetën dhe veprën e këtij artisti të jashtëzakonshëm.

Tubimi do të bëhet në ora 11:00, pranë Kompleksit të Lidhjes së Prizrenit./PrizrenPress.com

Marketing

Më Shumë

Filloi “Java e Dëshmorëve të Hasit”

Ka filluar sot programi i aktiviteteve në kuadër të “Javës së Dëshmorëve të Hasit”, një javë e dedikuar kujtimit, nderimit dhe përjetësimit të sakrificës...

Kandidatët e Vetëvendosjes takuan bizneset në rrugën “Remzi Ademaj” në Prizren

Kandidatët e Lëvizja Vetëvendosje në Prizren, në kuadër të fushatës zgjedhore, kanë zhvilluar një vizitë te bizneset përgjatë rrugës "Remzi Ademaj", ku prezantuan programin...

Lajmet e Fundit