Laura Fazliu, medaliste e botës

Xhudistja jonë Laura Fazliu arrin sukses, me një paraqitje të jashtëzakonshme ajo ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror për Senior që po mbahet në Budapest të Hungarisë. Të njëjtën medalje e kishte fituar edhe vitin e kaluar, raporton PrizrenPress.

Në xhiron e parë ajo ishte e lirë, në xhiron e dytë Laura mposhti Natalia Kropska nga Polonia. Kurse në xhiron e radhës ajo mposhti Carlotta Avanzato nga Italia.

Në çerekfinale Laura u mposht nga Rafaela Silva nga Brazili. Duke vazhduar në repasazh me garuesen Enkhriilen Lkhagvatogoo nga Mongolia.

Në ndeshjen vendimtare për të bronztë, Laura mposhti me Ippon, Nauana Silva nga Brazili.

Një arritje e shkëlqyer që na mbush me krenari! Krenarë për Laurën, simbol i guximit dhe krenarisë!/ PrizrenPress.com

Marketing

Më Shumë

Kosova në zgjedhje, qytetarët zgjedhin bregdetin shqiptar

Ndërsa qytetarët e Kosovës po i drejtohen kutive të votimit këtë të diel, një numër i konsiderueshëm prej tyre kanë zgjedhur që fundjavën ta...

Kryetari i Malishevës bëri homazhe në 27-vjetorin e rënies së dëshmorëve të kombit

Në shënim të 27-vjetorit të rënies heroike të dëshmorëve të kombit, Ibrahim Mazrreku, Kujtim Krasniqi, Ejup Kryeziu, Milaim Beha, Safet e Sabit Hazrolli, Dituni...

Lajmet e Fundit