17.8 C
Prizren
E martë, 3 Tetor, 2023

A do të shkarkohet Maloku?

Fadil MalokuAleanca Kosova e Re e ka deponuar të premten në Presidencë kërkesën për shkarkimin e Fadil Malokut nga pozita e anëtarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Në Zyrën e Presidentes Jahjaga e kanë konfirmuar se letra e AKR’së me kërkesë për shkarkimin e Malokut ka mbërritur të premten vonë në Presidencë. Zyrtarisht askush nuk ka pranuar të flas se çfarë vendimi do të merr Presidentja lidhur me kërkesën e Partisë së Behgjet Pacollit. Por, burime të Express kanë treguar se Jahjaga gjatë javës do të aprovoj kërkesën e AKR’së për ta shkarkuar Malokun nga pozita e anëtarit të KQZ’së. Sidoqoftë, Sekretari i AKR’së, Ibrahim Makolli ka konfirmuar se kanë dërguar kërkesën në KQZ dhe presin që ajo të vendos shpejt lidhur me këtë rast.

“Presim që vendimi i Presidentes të merret shumë shpejt. Me të thënë të drejtën unë nuk kam qenë i përfshirë shumë në këtë çështje”, ka thënë Makolli, të dielën, për Express. Ndërkohë, anëtari i KQZ’së, Fadil Maloku, të premten, ka thënë për Express se në këtë kohë as Presidentja nuk mund ta shkarkoj pasi nuk ka bazë ligjore dhe se shkarkimi i tij është jokushtetues. Maloku pati sqaruar se kërkesa e AKR’së për largimin e tij nga KQZ ka ardhur pas deklaratave publike se nuk do të pranoj heqjen e logos së Republikës nga fletëvotimet për zgjedhjet e ardhshme lokale.

Por, zyrtarët e AKR’së në një reagim pas kësaj deklarate të Malokut, kanë thënë se kërkesa për shkarkimin e anëtarit të tyre në KQZ ka ardhur për shkak se Maloku nuk ka bashkëpunuar dhe nuk ka mbrojtur interesin e partisë në këtë institucion.

Rrënjët çame të Mitrush Kutelit

Autor: Enver Kushi Duke botuar këtë letër, pas 32 vitesh, i bëjmë homazh emrit dhe veprës së madhe të prozatorit – shkollë të prozës shqipe,...

79 vjet nga vdekja e Petro Poga, një nga figurat e rëndësishme të Rilindjes Kombëtare Shqiptare

Përkujtojmë sot më 27 shtator 1944 ndarjen nga jeta të patriotit e burrit të shtetit Petro Poga, një nga figurat e Rilindjes Kombëtare Shqiptare...

Lajmet e Fundit