5.5 C
Prizren
E shtunë, 14 Shkurt, 2026

“Të vras” – burri nga Prizreni ia drejtoi kallashin gruas në prani të fëmijëv

“Të vras” – burri nga Prizreni ia drejtoi kallashin gruas në prani të fëmijëve, Gjykata merr vendim për të

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditëve për B.A. i cili dyshohet se ka kërcënuar bashkëshorten e tij me vrasje, raporton Express

Në njoftimin e Gjykatës është bërë e ditur se rasti ka ndodhur më 12 shtator.

I dyshuari është ngarkuar me veprat penale “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve” dhe “kanosja”.

“Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit ndaj të pandehurit ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar: – Se deri më datë 13 shtator, i pandehuri B.A., ka mbajtur në pronësi dhe në posedim armën – pushkë automatike AK-47, së bashku me 82 fishek, në kundërshtim me Ligjin e zbatueshëm për armët, – Gjithashtu i pandehuri B.A., me datë 12 shtator në orët e mbrëmjes, në shtëpinë e tij, seriozisht e kanos viktimën e ndjeshme – bashkëshorten e tij, në prezencën e fëmijëve, në atë mënyrë që armën – pushkë automatike AK-47, ia drejton të dëmtuarës duke i thënë “të vras”, me ç ‘rast tek e dëmtuara shkakton frikë dhe ankth”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Tutje, Gjykata ka bërë të ditur me caktimin e paraburgimit është marrë parasysh pesha e veprës panel si dhe mënyrat e rrethanat në të cilat dyshohet se është kryer vepra penale.

“Me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata ka marrë parasysh peshën e veprës penale, si dhe mënyrën dhe rrethanat në të cilat dyshohet se është kryer vepra penale, ku i pandehuri në kundërshtim me ligjin posedon armë, dhe kanos të dëmtuarën – bashkëshorten e tij në prani edhe të fëmijëve të tyre, atëherë me lënien në liri të të pandehurit ekziston rreziku se i njëjti mund të përfundoj veprën penale për të cilën është kanosur, ose mund të përsërisë të njëjtën vepër penale”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Më Shumë

Arrest shtëpiak për 15 të dyshuar për manipulim votash në Dragash dhe Suharekë

Gjykata Themelore në Prizren ka mbajtur më 10 dhe 11 shkurt katër seanca dëgjimore lidhur me kërkesat e Prokurorisë Themelore për caktimin e masave...

AME: Prizreni është zonë sizmogjene aktive

Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME) ka njoftuar se mbrëm në orën 22:05 territori i Kosovës, përkatësisht zona juglindore Prizren–Shtërpcë, është goditur nga një tërmet...

Lajmet e Fundit