10.3 C
Prizren
E diel, 9 Nëntor, 2025

Telekomi synon ta përmirësojë cilësinë e rrjetit 4 dhe 5G

Me 15 milionë euro hua të marra nga Qeveria, Telekomi i Kosovës synon që deri në fillim të vitit 2024 ta përmirësojë cilësinë e rrjeti 4 dhe 5G. Kështu tha për Radio Kosovën kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Telekomit, Lamih Balaj, i cili shtoi se këto mjete do të kthehen me dividendë.

Qeveria e Kosovës ka miratuar kërkesën e Telekomit për huamarrje prej 15 milionë eurosh për projekte investive në këtë ndërmarrje. Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Telekomit të Kosovës, Lamih Balaj, i tha Radio Kosovës se këto mjete do të jenë ndihmesë e madhe për Telekomin. Ai tha se qind për qind do të rregullohet rrjeti me 4 dhe 5G.

“Këto 15 milionë do të jenë ndihmesë e madhe për Telekomin e Kosovës, për shkak se do të jenë për investime të cilat nuk janë kryer për rreth 10 vite kur rrjeti ka qenë totalisht i dëmtuar. Këto mjete të cilat janë dedikuar për Telekomin e Kosovës si borxh, do të investohen në komplet centralen e “Valës” e gjithashtu do të jenë edhe 200 antena të “Valës” të cilat do të jenë me 4G, një pjesë e madhe edhe me 5G. Këto investime që do të bëhen do ta rrisin cilësinë 100%. Besoj se nuk do të ketë më probleme me rrjetin”, tha Balaj.

Tutje, ai theksoi se problemi me rrjet do të marrë fund në fillimin e vitit 2024, teksa shtoi se tashmë veç kanë filluar në disa qytete të bëjnë rregullime.

“Pas këtyre investimeve, të cilat do të përfundojnë deri ka muaji i tretë ose katër i vitit 2024, unë besoj se “Vala” do të jetë 100% ashtu siç e kemi kërkuar ne dhe konsumatorët. Ajo çka është më rëndësi është që sivjet një pjesë e madhe e Gjilanit dhe Ferizajt tashmë janë rregulluar. Tani fillon pjesa e Prishtinës dhe qyteteve të tjera dhe besoj që deri në vitin e ri do të shihen ndryshime drastike në valë”, tha, mes tjerash, Balaj.

Për mjetet që i kanë huazuar nga qeveria, Balaj tha se do t’ia kthejnë qeverisë më dividendë. Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se kredia prej 15 milionë eurosh do të shërbejë për investime në pajisje dhe sisteme telekomunikuese dhe përmirësimin e shërbimeve nga Telekomi./Radio Kosova

Më Shumë

Barazim dramatik në Gjonaj: Drini i Bardhë dhe Deçani ndajnë pikët

Ndeshja mes Drinit të Bardhë dhe Deçanit, e cila ishte ndërprerë disa javë më parë, u zhvillua sot në Gjonaj dhe përfundoi me barazim...

Qytetari nga Rahoveci gjen 1800 euro dhe i dorëzon në polici

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se me datë 7 nëntor 2025 në Rahovec, një qytetar ka dorëzuar në polici një shumë parash...

Lajmet e Fundit