23.9 C
Prizren
E premte, 4 Korrik, 2025

Tërhiqet Hatim Baxhaku, përkrahë Avdylin për kryetar të LDK-së në Prizren

Hatim BaxhakuDeputeti i Parlamentit të Kosovës nga radhët e LDK-së dr. Hatim Baxhaku, tërhiqet nga gara për postin e kryetarit të Degës së LDK-së në Prizren. Sipas tij, tërhiqet sepse vizioni i tij është identik me programin e kandidatit tjetër, dr. Haxhi Avdylit, prandaj, thotë se nuk ka nevojë të konkurrojnë dy vizione shumë të ngjashme.

“Të nderuar miq, votues të mi, anëtarë dhe simpatizues të LDK-së, qytetarë të Prizrenit. Dita e mbajtjes së Kuvendit Zgjedhor të Degës së LDK-së në Prizren ka ardhur. Ashtu qysh e ndjeva për obligim para disa muajsh, në kohën kur u shpallen zgjedhjet në Degën e LDK-së, përsëri në shenjë rrespekti përt Ju të gjithë e ndjej për obligim që t’ju njoftoj me vendimin tim për t’u tërheq nga gara për kryetar të Degës së LDK-së në Prizren. Arsyet e mia për tu kandiduar për kryetar ishin se LDK-së në Prizren i duhen njerëz të rinj e të devotshëm partiak, të sinqertë, të dinjitetshëm, profesionist, të përkushtuar, besnik dhe të dëshmuar për t’u ballafaquar me sfidat dhe problemet e shumta me të cilat po përballet Dega e LDK-së por rrjedhimisht edhe qytetarët e Prizrenit. Gjatë gjithë kësaj kohe kam përcjellur reagimet e të gjithë kandidatëve të mundshëm, prononcimet e tyre dhe kam pasur takime personale me ta. Këto objektiva të mia, ashtu si dhe shumë vizione të cilat ia kisha parashtruar vetes time i gjeta në programin e Dr. Haxhi Avdylit. Prandaj, duke dashur të rrespektoj edhe moshën më të re, jam i bindur se nuk ka nevojë të konkurrojnë dy dy vizione shumë të ngjashme, për të mos thënë identike.Pres mirëkuptim dhe përkrahje për këtë vendim nga të gjithë ju miq, qytetarë dhe anëtarë e simpatizant të LDK-së. Sinqerisht, dr. Hatim Baxhaku”, njofton Baxhaku përmes një komunikate dërguar medieve.

Ndryshe, nesër në mesditë do të mbahet Kuvendi Zgjedhor i Degës së LDK-së në Prizren. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Mot me diell, temperaturat arrijnë deri 35°C

Moti për sot do të jetë me diell dhe vranësira të pakta, kryesisht mbi relievin malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12 dhe 16°C,...

UP-ja hap konkursin për pranimin e studentëve në vitin akademik 2025/2026

Universiteti i Prishtinës ka shpallur konkursin zyrtar për pranimin e studentëve të rinj në vitin e parë të studimeve baçelor dhe master për vitin...

Lajmet e Fundit