10.3 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026

Thaçi dënon sulmin terrorist në Pakistan, shpreh ngushëllime për viktimat

Thaci-qeveriaSulmin terrorist në shkollën e Peshavarit në Pakistan ku u vranë mbi 140 nxënës, e ka dënuar sot edhe zv/kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi.

Përmes një shkrimi të publikuar në rrjetin social Facebook, Thaçi shprehet se ka përcjellë me dhimbje dhe me indinjatë të thellë këtë sulm terrorist.

Thaçi, në emrin e tij dhe të popullit të Kosovës, po i shpreh ngushëllime familjarëve, miqve të viktimave dhe mbarë popullit pakistanez p?r k?t? humbje, siç e quan ai t? jashtëzakonshme në këtë ditë kaq tragjike.

“Ky krim i pashembullt, kryer në tempullin e dijes dhe drejtuar kundër fëmijëve, njerëzve më të pafajshëm e të pambrojtur, meriton ndëshkimin më të ashpër të drejtësisë. Ngjarja e sotshme dëshmon për nevojën e bashkëpunimit global sa më intensiv për të parandaluar e ndëshkuar kësilloj akte terroriste”, ka shkruar Thaçi.

“Kosova sot përveçse shpreh solidaritetin me Pakistanin për viktimat e kësaj ngjarje makabre, rikonfirmon angazhimin e saj në luftën pa kompromis kundër terrorizmit”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Më Shumë

Bamforth i jashtëzakonshëm, shpallet MVP

Java e 27-të në ProCredit Superligë përveç që solli super përballje, kishte edhe super paraqitje të basketbollistëve. Basketbollistin me indeksin më të lartë në këtë...

Një person në Prizren raporton se i është zhdukur gruaja, nuk u kthye më pasi shkoi në punë

Një person në Prizren ka raportuar në Polici se i është zhdukur gruaja. Sipas raportit 24 orësh të Policisë, ajo ka shkuar të shtunën në...

Lajmet e Fundit