7.9 C
Prizren
E diel, 8 Shkurt, 2026

Thaçi dhe Syla “dridhën” deputetët

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hashim Thaçi, në takimin e fundit të mbajtur këtë javë me grupin parlamentar të partisë së tij i ka kërcënuar deputetët se nëse javën e ardhshme nuk e votojnë Gjykatën Speciale, do t’i shkarkojë nga partia dhe njëkohësisht nëse shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme në vjeshtë, nuk do t’i fusë në lista zgjedhore. Kështu bëjnë të ditur për gazetën “Zëri” burime të pranishme në takimin e Thaçit me deputetët e PDK-së dhe zyrtarët e tjerë të lartë të partisë.

Sipas këtyre burimeve, Thaçi në takim është treguar shumë i ashpër me deputetët e tij, pasi që, zyrtarët e lartë ndërkombëtarë e kanë fajësuar pikërisht shefin e partisë më të madhe në vend për dështimin e Speciales në Kuvend, pasi që disa deputetë të PDK-së votuan kundër e disa tjerë abstenuan për themelimin e kësaj Gjykate.

“Asnjë deputet, që ka votuar fillimisht kundër Speciales, nuk iu kundërpërgjigj Thaçit derisa ky i fundit i kërcënoi me shkarkim nga partia dhe mosfutje në lista zgjedhore nëse shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare”, bëri të ditur burimi../zeri/

Më Shumë

Drejtoresha e DKA-së në Prizren mbledh drejtorët e shkollave për sigurinë dhe fillimin e gjysmëvjetorit të dytë

Drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit (DKA), Luljeta Veselaj Gutaj, mbajti sot takim me drejtorët e shkollave të Komunës së Prizrenit, ku u diskutua...

Prizren, aktakuzë kundër dy personave për marrje dhe dhënie të ryshfetit

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër dy të pandehurve A.K., për shkak të dyshimit të bazuar mirë...

Lajmet e Fundit