5 C
Prizren
E mërkurë, 20 Tetor, 2021

Thaçi dhe të tjerët lejohen që për disa çështje të apelojnë vendimin mbi mocionet që pretendojnë defekte në aktakuzë

Gjykatësi i procedurës paraprake, Nicolas Guillou, ka marrë vendim me anë të së cilit i ka lejuar Hashim Thaçin, Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin që për disa çështje të ngritura nga ta, të apelojnë vendimin mbi mocionet e mbrojtjes që pretendojnë defekte në formën e aktakuzës.

Kjo është bërë e ditur me anë të vendimit të publikuar në faqen zyrtare të Gjykatës Speciale, ku thuhet se lejohet apelimi për Selimin për çështjet tre deri në gjashtë, si dhe për çështjen shtatë.

Për Jakup Krasniqin i është lejuar apelimi për çështjen e parë, të dytë, pestë, gjashtë, shtatë, nëntë dhe dhjetë, si dhe çështjen e tretë dhe katërt, që mbrojtja ka ngritur.

Kurse, për Hashim Thaçin është lejuar apelimi nga çështja e tretë në të gjashtën, si dhe nga e nënta deri në të pesëmbëdhjetën, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Gjykatësi paraprak ka refuzuar që të jap leje për apelim për çështjen e parë dhe të dytë të Selimit, për çështjen e tetë të Krasniqit, si dhe për çështjen e parë, dytë, shtatë dhe tetë të Thaçit.

Ndryshe, më 9 nëntor, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë.

Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij me 10 nëntor, sikurse edhe Selimi me 11 nëntor.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.

Sipas akuzës së ngritur, së paku midis marsit 1998 deri në shtator 1999, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi dhe anëtarë të tjerë të ndërmarrjes kriminale të përbashkët kishin qëllimin e përbashkët për të siguruar dhe ushtruar kontroll mbi të gjithë Kosovën përmes metodave që përfshinin frikësimin, keqtrajtimin, ushtrimin e dhunës dhe eliminimin e paligjshëm të atyre që konsideroheshin si kundërshtarë.

“Ndër këta kundërshtarë përfshiheshin persona që ishin, ose që konsideroheshin se kishin qenë: (a) bashkëpunëtorë ose të lidhur me forca, zyrtarë ose institucione shtetërore të RFJ-së, ose që (b) ndryshe nuk mbështetnin qëllimet ose metodat e UÇK-së dhe më vonë të QPK-së, ndër të cilët persona të lidhur me LDK-në dhe serbë, romë dhe persona të kombësive të tjera (bashkërisht, ‘kundërshtarët’). Ky qëllim i përbashkët përfshinte krimet e përndjekjes, burgosjes, arrestimit dhe ndalimit arbitrar ose të paligjshëm, akte të tjera çnjerëzore, trajtimin mizor, torturën, vrasjen dhe zhdukjen me forcë të personave”, thuhet në aktakuzë.

Tutje, në aktakuzë përmenden edhe Azem Syla, Lahi Brahimaj, Fatmir Limaj, Sylejman Selimi, Rrustem Mustafa, Shukri Buja, Latif Gashi dhe Sabit Geci.

“Ndër anëtarët e tjerë të ndërmarrjes kriminale të përbashkët ishin Azem SYLA, Lahi BRAHIMAJ, Fatmir LIMAJ, Sylejman SELIMI, Rrustem MUSTAFA, Shukri BUJA, Latif GASHI dhe Sabit GECI, si dhe disa udhëheqës të tjerë politikë dhe ushtarakë të UÇK-së dhe QPK-së, ndër të cilët edhe anëtarë të tjerë të Shtabit të Përgjithshëm; ministra dhe zëvendësministra të QPK-së; komandantë të zonave të UÇK-së, zëvendëskomandantë të zonave dhe anëtarë të tjerë të shtabeve të komandave të zonave; komandantë të brigadave dhe njësiteve; komandantë dhe anëtarë të shërbimeve policore dhe të zbulimit të UÇK-së dhe QPK-së; ushtarë të tjerë të UÇK-së dhe zyrtarë të tjerë të QPK-së; si dhe të tjerë që vepronin në emër të UÇK-së dhe QPK-së (së bashku me Hashim THAÇIN, Kadri VESELIN, Rexhep SELIMIN dhe Jakup KRASNIQIN, bashkërisht, ‘anëtarët e NKP-së’). Të gjithë këta individë, me veprimet dhe mosveprimet e tyre, kontribuuan në arritjen e qëllimit të përbashkët. Si alternativë, disa ose të gjithë këta individë nuk ishin anëtarë të ndërmarrjes kriminale të përbashkët, por u përdorën nga anëtarë të ndërmarrjes kriminale të përbashkët për të kryer krime për realizimin e qëllimit të përbashkët (së bashku me anëtarët e NKP-së, bashkërisht ‘anëtarët dhe instrumentet e NKP-së’)”, thotë akti akuzues. /BetimipërDrejtësi/

Më Shumë

Georgina frymëzohet nga Nënë Tereza

Partnerja e CR7, Georgina Rodriguez, njihet si njëra nga modelet më seksi. Bukuroshja publikon foto të ndryshme në llogarinë e saj në Instagram, duke na...

S’lejohet publikimi i dëshmive edhe të pesë dëshmitarëve në gjykimin ndaj “Burdushit”

Me dëgjimin e dëshmitarëve B.K, E.B, I.T, J.M, Sh.L, të martën, ka vazhduar gjykimi ndaj Hysri Peqanit, i njohur si “Burdushi”, por gjykata ndaloi...

Shi e borë sërish, moti për sot dhe nesër

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për motin që pritet të mbajë sot dhe nesër në vend. Sipas IHMK’së, edhe gjatë këtyre dy ditëve...

Haskuka i LVV-së dhe Totaj i PDK-së sërish në garë për kryetar të Prizrenit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka numëruar 99.80 % të votave në total, në tërë territorin e vendit. Sipas rezultateve preliminare shumë komuna do të shkojnë...

Nisma e shpall fitoren në Malishevë

NISMA e ka shpallur fitoren në komunën e Malishevës. Kryetari i kësaj partie, Fatmir Limaj, ka thënë se zot shtëpie në Malishevë është NISMA. “Zot shtëpie...

Vërshimet bllokuan rrugët, çifti i ri shkon në dasmë hipur në tenxhere

Një çift indian ka shkuar në vendin ku do të mbahej dasma e tyre përmes një mjeti krejtësisht të pazakontë të udhëtimit – me...

Manchester City të gatshëm për shitjen e Sterling-ut

Drejtuesit e klubit të Manchester City-t, nuk e kanë ndërmend ta humbasin me kosoto zero futbollistin e tyre, Raheem Sterling. Futbollistit 26-vjeçar i skadon kontrata...

Disa qytetarë nuk e gjejnë emrin në shkollën “Abdyl Frashëri” në Prizren

Disa prej qytetarëve të Prizrenit nuk kanë arritur të gjejnë emrin e tyre në shkollën “Abdyl Frashëri”. Sipas menaxherit të kësaj qendre, Alidin Flugaj, kjo...

Dramë e vërtetë në Dragash, këto dy parti në garë të ashpër

LIVE: SPECIALE / KOSOVA VOTON   Dramë e vërtetë në Dragash, këto dy parti në garë të ashpër Lajme Gazeta Express 17/10/2021 20:25 Ka filluar...

Në spitalin e Prizrenit po trajtohet vetëm një pacient me Covid-19

59 pacientë nga COVID-19, po trajtohen në kuadër të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, prej tyre 29 me oksigjeno-terapi dhe 2 në...

Më shumë se 50% e votave të numëruara në Suharekë, prin bindshëm Bali Muharremaj i AAK-së

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Bali Muharremaj po prin me vota në Suharekë, teksa në këtë komunë janë numëruar më shumë...

Ylli-Sigal Prishtina në finale të Superkupës Mbarëkombëtare

Golden Eagle Ylli-Sigal Prishtina do të luajnë në finalen e Superkupës Mbarëkombëtare. Skuadra e Prishtinës në gjysmëfinale mundi Vllazninë e Shkodrës me rezultat 72:80, takim...

Sauditët ofrojnë 200 mln euro për Superkupën e Italisë

Sheikët arabë po shfaqen gjithnjë e më shumë në botën e sportit. Sidomos Arabia Saudite, ku shembulli i fundit ishte blerja e Neëcastle, po...

Bali Muharremaj del në punë menjëherë pas zgjedhjeve, fiton mandatin e dytë

Bali Muharremaj i cili ishte kandidat për kryetar të komunës së Suharekës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka fituar garën në...

Islam Ukaj merr mbështetje nga Genc Prelvukaj

Në ditën e fundit të fushatës zgjedhore, kandidati i PDK-së për Asamblenë Komunale të Prizrenit, Islam Ukaj, ka marrë mbështetje nga këngëtari i mirënjohur,...

Policia jep detaje për të arrestuarin në Suharekë

Një person është arrestuar në komunën e Suharekës për shkak se ka penguar në procesin zgjedhor. Zëdhënësi i policisë në Prizren, Vesel Gashi, ka jep...

Lajmet e Fundit