8.1 C
Prizren
E shtunë, 6 Dhjetor, 2025

Thaçi në Mal të Zi: Mbështetje dhe protesta

Hashim thaci 4Shoqata e të shpërngulurve në Mal të Zi ka ftuar qytetarët që në numër sa më të madh t’i përgjigjen protestës kundër ardhjes së zëvendëskryeministrit të Qeverisë së Kosovës Hashim Thaçi në vizitën zyrtare që është paralajmëruar në Mal të Zi më 15 dhe 16 janar. Në anën tjetër Shoqata e Malazezëve të Kosovës e ka përshëndetur këtë vizitë.

“Mali i Zi pa dyshim gjithnjë ka qenë faktor i qetësisë në rajon dhe kjo vizitë është vazhdim i kësaj politike. Në anën tjetër, nënshkrimi i marrëveshjes së Brukselit dhe pjesëmarrja në iniciativat rajonale të Kosovës çdo ditë e më shumë tregon shenja të njëjta. Besojmë se vizita e Thaçit do të sjellë qetësi dhe stabilitet në rajon që është edhe qëllimi ynë”, thuhet në komunikatën e Shoqatës së malazezëve të Kosovës.

Kjo shoqatë e ka lëshuar këtë komunikatë pasi që lidhja e të shpërngulurve në Mal të Zi do të organizojë protestë të qetë para vilës “Gorica” në Mal të Zi kundër siç thuhet “ ardhjes së kriminelit të luftës dhe terroristit të UÇK-së, Hashim Thaçi”, raportojnë mediat.

Në anën tjetër sipas malazezëve të Kosovës kjo vizitë do të përmirësojë kushtet e malazezëve që jetojnë në Kosovës e po ashtu do të krijohen kushtet për kthimin e të gjithë të shpërngulurve në Kosovë.

Më Shumë

Nëntë të akuzuar për laboratorin e drogës në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj nëntë personave lidhur me rastin e zbulimit të laboratorit të drogës në një banesë në Prizren...

Bashkimi në finale të Superkupës

KBF Bashkimi ka siguruar kualifikimin në finalen e Superkupës Femrat 2025 pas një fitoreje të thellë në gjysmëfinale ndaj KBF Penza, raporton PrizrenPress. Ndeshja e...

Lajmet e Fundit