8.2 C
Prizren
E premte, 6 Shkurt, 2026

Thaçi premton punë për të reduktuar migrimin

Hashim Thaci14-24Ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, njëherësh zëvendëskryeministër i Kosovës, thotë se do të punohet maksimalisht që të reduktohet sa më shumë migrimi jo i rregullt. Ai ka thënë se vendet ku po shkojnë kosovarët nuk pranojnë azilkërkues, andaj sipas tij, mundësia më e mirë është të jetohet në Kosovë, e jo në kampe të vende të tjera.

“Do të angazhohemi që të kalohet kjo situatë. Lëvizjet e njerëzve është e vështirë të ndalen tërësisht por ne do punojmë maksimalisht që t’i reduktojmë. Ditë më të mira do të vijnë dhe më mirë nuk ka qenë kurrë”, tha ai në një paraqitje në 21.

I pyetur nëse kjo mund të ndikojë negativisht në proceset e Kosovës drejt BE-së, tha se BE-ja nuk do ta ketë asnjë argument për të akuzuar Kosovën se nuk i ka përfunduar obligimet e nevojshme.

“Nuk është faji në Kosovë por është faji politikë që nuk po merret vendimi në Bruksel”, tha ai.

Madje paralajmëroi se diçka pozitive do të ndodh në këtë aspekt.

“Do punojmë maksimalisht që ky vit që po hyjmë të jetë një thyerje e akullit e të fillojnë njohjet e pesë vendeve të BE-së që ende nuk e kanë njohur Kosovën”, tha Thaçi.

Më Shumë

Nëntë vjet nga vdekja e Dritëro Agollit

Shkrimtari, poeti dhe politikani shqiptar Dritëro Agolli ka ndërruar jetë më 3 shkurt 2017, në moshën 85-vjeçare. Ai vuante prej kohësh nga një sëmundje në...

Nga -11 në +16: Bashkimi dominon Sigal Prishtinën dhe sheh finalen

Bashkimi ka realizuar një përmbysje mbresëlënëse në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në basketboll, duke mposhtur Sigal Prishtinën me rezultat 83:67,...

Lajmet e Fundit