Ngriti siparin Festivali i 53-të i Këngës në RTSH

Festivali i 53-të në RTSHFestivali i 53-të i Këngës në RTSH, aktiviteti më i rëndësishëm muzikor i fundvitit në Shqipëri, ka ngritur më 26 dhjetor në mbrëmje siparin e tij në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. Prezantuesit Turjan Hyska dhe Floriana Garo, kanë krijuar një komunikim mjaftë orgjinal dhe të ngrohtë me publikun, ndërsa kanë përcjellë hap pas hapi 13 këngët e para konkurrente. Të shtunën do të paraqiten 13 këngë të reja. Prej tyre do të përzgjidhen 18 këngë në natën finale, nga ku do të dalin dhe fituesit.

Skenografia e festivalit të sivjetëm ka një shkëlqim të veçantë. Ajo mban emrin \\\”Pema e jetës\\\” dhe është krijuar nga Patrizia Bocconit, ndërsa Marcelo Lazzeti është drejtor fotografie. Skenari i festivalit është kuruar me një stil origjinal nga gazetarja e njohur Mira Tuci, ndërsa regjia i është besuar regjisorit me përvojë Bledar Laço.

Organizatorët e Festivalit të 53-të të Këngës në RTSH, vetë producenti i tij Martin Leka, premtojnë një festival që do të mbahet mend gjatë në kujtesën e artëdashësve shqiptarë. Ata shpresojnë që edhe kënga fituese të jetë një përfaqësim dinjitoz i Shqipërisë në Festivalin Europian të Këngës në Eurovizion.

Më Shumë

Arpagjik’t demolojnë palestrën “Sezai Surroi” pas ndeshjes Bashkimi–Trepça

Një incident është raportuar pas ndeshjes basketbollistike ndërmjet KB “Bashkimi” dhe KB “Trepça”, e zhvilluar më 17 maj 2026 në Qendrën Sportive “Sezai Surroi”...

Liria sot në Ferizaj, i duhet vetëm fitorja për playoff-in

Liria zhvillon sot ndeshjen e fundit të sezonit në Raiffeisen Liga e Parë, ku në Ferizaj përballet me Dinamon në një duel vendimtar për...

Lajmet e Fundit