8.6 C
Prizren
E shtunë, 4 Prill, 2026

“The Guardian”: Britanikët të shqetësuar për ndëshkimet e SHBA-së dhe BE-së ndaj Kosovës

Mediumi prestigjioz britanik “The Guardian” i ka kushtuar një artikull situatës aktuale në Kosovë, konkretisht tensioneve në veri të vendit.

“The Guardian” duke u thirrur në burime të saja, shkruan se britanikët kanë shprehur shqetësimin e tyre që Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, po e kërcënojnë një aleat me ndëshkim për shkak të mënyrës se si e ka trajtuar zhvillimet e fundit në veri.

Sipas tyre, SHBA dhe BE janë duke bërë gabim.

“Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se është i përgatitur të marrë në konsideratë zgjedhjet e parakohshme në veri të Kosovës me shumicë serbe, pasi disa burime britanike shprehën shqetësimin se SHBA dhe BE po bëjnë një gabim duke kërcënuar aleatin e tyre me ndëshkim për shkak të trajtimit të përplasjeve të dhunshme nga ana e Kurtit”, shkruan mediumi britanik.

Ata i referohen një ish-ambasadori të Mbretërisë së Bashkuar që sipas “The Guardian” ka deklaruar se se i dërguari i BE-së në Kosovë duhet të qëndrojë mënjanë.

Vazhdojnë protestat në veri – serbët kërkojnë largimin e policisë dhe kryetarëve të rinj
Kjo gazetë citon edhe kryetaren e Komisionit për Punë të jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Alicia Kearns e cila ka paralajmëruar SHBA-në kundër ndëshkimit joproporcional të Kurtit.

Tutje “The Guardian” shkruan se diplomatët britanikë kanë frikë se përpjekjet e SHBA-së për të fajësuar Kurtin nuk shqyrtojnë shkakun rrënjësor të ngërçit, përfshirë kërkesën e BE-së që Kurti të pranojë një marrëveshje të arritur në 2013 duke i dhënë autonomi gjithëpërfshirëse një asociacioni të komunave serbe.

“BE-ja u përpoq ta impononte këtë si pjesë e një marrëveshjeje prej 11 pikash në bisedimet në Ohër në Maqedoninë e Veriut në mars, por asnjëra palë nuk e nënshkroi marrëveshjen. BE-ja argumentoi se marrëveshja, duke përfshirë klauzolat e vitit 2013 që siguronin njohjen e nënkuptuar de fakto të Kosovës nga Serbia, përmbushi kërkesën kryesore të Kosovës”, shkruan mediumi britanik.

Më Shumë

Kosova mbyll stërvitjet zyrtare, gati për duelin vendimtar ndaj Turqisë

Kombëtarja e Kosovës ka përmbyllur seancën e fundit stërvitore para finales së “play-off”-it ndaj Turqisë, që zhvillohet nesër në ora 20:45 në stadiumin Stadiumi...

Prizreni i heshtur pas humbjes së Kosovës

Me t’u zyrtarizuar humbja e Kosovës nga Turqia, tifozët që kishin dalë për të ndjekur ndeshjen në “Shatërvan” të Prizrenit, u shpërndanë të heshtur. Aty...

Lajmet e Fundit