13 C
Prizren
E mërkurë, 8 Prill, 2026

Timo Flloko feston sot 67-vjetorin

Rolet e fama e tij janë të padiskutueshme. Timo Flloko, një ndër aktorët më të mëdhenj shqiptarë, sot feston 67-vjetorin e lindjes. I lindur në Pejë në vitin 1948, me origjinë nga Gjirokastër, Timo Flloko iu përkushtua kinematografisë e teatrit 100 për qind. Është ndër aktorët e rrallë që ka role të panumërt, si para viteve ’90 dhe në vitet e pluralizmit.

Timo Flloko pa mëdyshje mund të quhet një yll i kinematografisë shqiptare, nga të paktët aktorë shqiptarë të cilët ia kanë kushtuar karrierën e tyre ekskluzivisht filmit. Është gjithashtu një nga pedagogët më të respektuar të Akademisë së Arteve. Prej disa vitesh ka zgjedhur të jetojë duke ndarë kohën e tij mes Amerikës dhe Shqipërisë. Gjatë qëndrimit të tij në Amerikë prej shtatë vitesh arriti të futet edhe në botën e Hollywoodit ku luajti në disa filma. Pas kthimit nga Amerika u kthye në Tiranë ku tani punon si pedagog në Akademin e arteve në Tirane në degën e aktrimit dhe regjizures.

Hyri në kinema shumë i ri, vetëm 19 vjeç. Por dy filmat e tij të parë, “Ngadhnjim mbi vdekjen” (1967) dhe “Përse bie kjo daulle” patën fat të keq. U ndalua nga regjimi i kohës për arsye banale. Brezat e njohën dhe e çmuan talentin e tij më së pari në rolet e Meços në filmin “Kur zbardhi një ditë” dhe Kabos në “Malet me blerim mbuluar”, të xhiruar në vitin fatlum 1971. Niveli i interpretimeve të tij filmike erdhi gjithmonë duke u rritur. Pasuan Kanani tek “Shtigje lufte” (1976) dhe Luani tek “Lulëkuqet mbi mure”, ky i fundit i nderuar me Medaljonin e Festivalit të Filmit, më 1977.

Veç kinemasë, Timo Flloko theu rekord pjesëmarrësish dhe në shfaqjen e tij në teatër, “Pamje nga ura”, me protagoniste dhe aktoren durrsake, Olta Gixhari. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Rruga Tetovë-Prizren, Adnan Azizi: Komuna e Tetovës ka ndarë 18 milionë denarë

Adnan Azizi nga koalicioni VLEN në emisionin Click Plus në TV21, foli edhe për projektin e rrugës Tetovë-Prizren. Ai tha se shumë shpejtë do të...

Berisha: Përzgjedhja e mjekut familjar do të bëhet e detyrueshme

Zëvendësministri i Shëndetësisë, Arsim Berisha, ka theksuar se përzgjedhja e mjekut familjar do të bëhet e detyrueshme me fillimin e zbatimit të sigurimeve shëndetësore,...

Lajmet e Fundit