4.1 C
Prizren
E diel, 29 Mars, 2026

Totaj: Boshnjakët dhe komunitetet e tjera e begatojnë bashkëjetesën në Prizren

Kandidati i PDK-së për Kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj së bashku me Kryetarin Kadri Veseli dhe deputeten nga koalicioni Vakat kanë mbajtur një takim me qindra gra boshnjake në Prizren.

Totaj i cili do të përkrahet nga kjo parti në garën për të parën e qytetit, ka thënë se e vlerëson shumë që e ka përkrahjen edhe të komunitetit boshnjak në këto zgjedhje.

Ai ka premtuar se do të bëj edhe më shumë për përfshirjen sa më të madhe të grave në jetën publike dhe mundësi punësimi më të madhë për to.

“Komuniteti boshnjak është pjesë e pandarë e shoqërisë në Prizren, ashtu sikurse edhe shumë komunitete tjera që e begatojnë bashkëjetesën tonë qytetare. Me kryetarin Veseli dhe deputeten Duda Balje nga partia VAKAT, sot takuan qindra gra nga ky komunitet të cilat kanë vendosur të rreshtohen me PDK-në në këto zgjedhje. Premtova se do të rrisim përfshirjen e grave në vendimmarrje dhe do të krijojmë kushte më të favorshme për punësimin e tyre” ka thënë Totaj.

Më Shumë

Bashkimi kërkon fitoren e dytë në Play-off ndaj Prishtinës

Bashkimi do të përballet sonte me KBF Prishtina në ndeshjen e dytë të gjysmëfinales së Play-offit në Superligën e Femrave. Skuadra prizrenase e nisi në...

Prokuroritë nga Prizreni e Kukësi dakordohen për forcim bashkëpunimi

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, është pritur në një takim pune nga drejtuesja e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, Griselda Haxhiaj. Takimi...

Lajmet e Fundit