8.4 C
Prizren
E enjte, 12 Shkurt, 2026

Totaj dhe zyrtarët e ambasadës së ShBA-së në Prishtinë diskutojnë për komunitetet pakicë në Prizren

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur në një takim njoftues e miqësor Zyrtarin Politik të Ambasadës së SHBA-ve në Prishtinë, Dominic P. McIntyre.

Ata, në këtë takim diskutuan për çështje të aktualitetit politik në përgjithësi, me theks të veçantë për avancimin e trajtimit të temave që ndërlidhen me komunitetet pakicë në Komunën e Prizrenit.

“Totaj dhe McIntyre biseduan edhe për vlerat e Prizrenit – trashëgiminë kulturore e historike, bashkëjetesën e qytetarëve tanë në harmoni të plotë dhe marrëdhëniet e mira me prijësit e të gjitha religjioneve që praktikohen tek ne, që e bëjnë Prizrenin një qytet tërheqës dhe interesant për të gjithë vizitorët”, njofton Komuna e Prizrenit./PrizrenPress.com/

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Më Shumë

Zyrtare: Ismet Munishi, trajner i Lirisë

Liria ka zyrtarizuar emërimin e Ismet Munishit në krye të skuadrës.   Trajneri i njohur kosovar vjen si pasues i Liridon Lecit, i cili u shkarkua...

Raporti i Policisë – 2148 gjoba të shqiptuar, mbi 80 aksidente trafiku

Policia e Kosovës, nëpërmjet raportit të saj 24-orësh, ka njoftuar se gjatë kësaj kohe janë shqiptuar mbi 2 mijë e 100 gjoba trafiku. Në raport...

Lajmet e Fundit