5.1 C
Prizren
E diel, 29 Mars, 2026

Totaj: Në disa vendvotime të Prizrenit ka më shumë vota PDK, në disa tjera Vetëvendosje

Kryetari i degës së PDK-së, Shaqir Totaj, ka thënë se në bazë të rezultateve nga terreni, në disa vendvotime fituese është PDK-ja dhe në disa vende Vetëvendosja.

Ai tha se trendi i përgjithshëm i rezultateve nuk e ka anashkaluar as Prizrenin, njofton Klan Kosova.

“Kemi rezultate nga terreni që ende s’janë finale, pas pak do të shohim saktësisht se ku qëndrojmë. Ka edhe vendvotime ku VV është më e mirë që duket se do të jetë një trend i përgjithshëm që po tregohet nëpër sondazhet. Më e rëndësishme është që zgjedhjet janë zhvilluar në nivel demokratik”.

“Janë disa vende ku ne kemi rez më të mirë, por janë disa vende ku është më mirë vv. Trendi është pak a shumë si në nivel qendror. Por, në Prizren qëndrojmë më mirë se në komunat tjera”.

Megjithatë, Totaj tha se shpreson rezultat më të mirë në zgjedhjet lokale duke thënë se qeverisja aktuale e Vetëvendosjes “ka treguar paaftësi”.

Totaj nuk tregoi nëse do të urojë Vetëvendosjen në rast se fiton në këtë komunë, por tha se PDK-ja gjithmonë ka respektuar rezultatin.

Më Shumë

Masakra e Krushës së Madhe, Latifi: Rrënjët e lirisë thellohen nga gjaku që u derdh

Në Krushë të Madhe po mbahet tubim dhe homazhe në 27-vjetorin e vrasjes së 243 personave, ndërsa 893 shtëpi private dhe shoqërore u dogjën...

Bashkimi udhëton sonte në Prishtinë

Sonte zhvillohet dueli i fundit i xhiros 25 në elitën e basketbollit kosovar. Në kryeqytet Prishtina e pret Bashkimin, në një sfidë që pritet të...

Lajmet e Fundit