20 C
Prizren
E hënë, 6 Prill, 2026

Trafikonin emigrantë në SHBA e Kanada, 9 të arrestuar në Maqedoni

Policia maqedonase ka arrestuar një bandë prej 9 anëtarësh, të akuzuar për trafikim të paligjshëm emigrantësh nga Maqedonia dhe Shqipëria përmes dokumenteve të falsifikuara të udhëtimit.

Sipas asaj që deklaroi ministri i Brendshëm i Maqedonisë, Oliver Spasovski, një ditë më parë gjatë një konference për shtyp, trafikantët maqedonas të këtij rrjeti ishin vënë nën hetim prej 18 muajsh. Ata ishin pjesë e një rrjeti kriminal të organizuar ndërkombëtar.

Spasovski shtoi gjithashtu se, grupi kishte trafikuar shumë emigrantë të paligjshëm nga Shqipëria apo Maqedonia, drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kanadasë. Në fokusin e këtij rrjeti kriminal ishin ata persona, të cilët do ta kishin të pamundur sigurimin e një vize amerikane apo kanadeze në rrugë ligjore.

Ndërkohë, sipas policisë, çmimi për shërbimet e ofruara nga banda e shkatërruar tashmë shkonte nga 20 mijë deri në 25 mijë dollarë për person, shkruan T0p Channel.

Më Shumë

Rahoveci pret Trepçën në “Mizahir Isma”, vendasit kërkojnë fitore jetike

Në kuadër të xhiros së parafundit të Superliga e Kosovës në basketboll, sot zhvillohet përballja ndërmjet Rahovecit 029 dhe Trepçës. Ndeshja do të luhet në...

Afati kushtetues po afrohet, Abrashi: LVV s’i ka votat për presidentin, opozita po e mban peng procesin

Pavarësisht se Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka përcaktuar afatin për zgjedhjen e presidentit të vendit, partitë politike nuk kanë arritur ende një marrëveshje konkrete...

Lajmet e Fundit