8.1 C
Prizren
E enjte, 2 Prill, 2026

Trajneri i Belgjikës analizon situatën e Lukakut

Trajneri i Belgjikës, Roberto Martinez, është i lumtur që Romelu Lukakun është rikthyer dhe shpreson që ylli i Interit të jetë i aftë për të startuar kundër Kroacisë.

Lojtari i huazuar te Nerazzurët nga Chelsea bëri debutimin e tij në Katar 2022 duke ardhur nga stoli në pjesën e dytë të humbjes 2-0 kundër Marokut të dielën.

Ai ka luftuar me lëndime këtë sezon, duke bërë vetëm pesë paraqitje për gjigantët e Serie A para pushimit të Botërorit.

 

“Në çdo ekip, ju keni nevojë për lojtarët tuaj më me ndikim në fushë. Jemi të lumtur që kemi rikthyer Lukakun”, deklaroi Martinez për RTBF Sport.

“Sa më shumë opsione të kemi, aq më mirë. Kanë mbetur edhe dy seanca stërvitore, do të shohim nëse Romelu do të mund të startojë kundër Kroacisë”.

Lukaku bëri debutimin e tij te Belgjika në mars të vitit 2010 dhe ka shënuar 68 gola në 103 ndeshje me ekipin e tij kombëtar.

Ai bëri një rikthim tronditës te Interi si huazim nga Chelsea verën e kaluar, por e ardhmja e tij në Stadio Meazza mbetet në dyshim pasi gjigantët e Serie A nuk kanë një opsion për ta bërë lëvizjen e tij të përhershme në vitin 2023. /Telegrafi/

Më Shumë

Ukaj: Nuk rritet asnjë tarifë ndërtimore në Prizren

Drejtori i Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor në Komunën e Prizrenit, Florent Ukaj, ka reaguar ndaj interpretimeve të fundit lidhur me një nga pikat që...

101 vjet nga vrasja e Bajram Currit, figura që la gjurmë në historinë kombëtare

Sot shënohen 101 vjet nga vrasja e Bajram Curri, një ndër figurat më të shquara të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare. Ai u vra më 29 mars...

Lajmet e Fundit