7.6 C
Prizren
E mërkurë, 1 Prill, 2026

Tre lojtarë të Barcelona-s kanë refuzuar uljen e pagave

Barcelona njoftoi pak ditë më parë se do kërkojë nga lojtarët e saj një tjetër ulje pagash, për të arritur të mbyll disa nga problemet financiare.

Mirëpo sipas raportimeve të mediave spanjolle, tre lojtarë e kanë refuzuar ta bëjnë diçka të tillë dhe jo pa shkak.

Gerard Pique, Sergio Busquets dhe Jordi Alba e kanë njoftuar klubin se nuk do të pranojnë një tjetër ulje, pasi e kanë bërë dy herë më parë.

Sipas asaj që raportojnë mediat në Spanjë, tre lojtarët e mësipërm, e kanë refuzuar kërkesën e klubit pasi lojtarët e tjerë të ekipit të parë nuk e kanë marr ulje në asnjë moment.

Kjo situatë e ndërlikon jo pak merkaton e Barcelona-s, duke qenë se një afrim i mundshëm i Robert Lewandowski-t do të shoqërohej dhe me pagë të majme.

Vendimi i tyre mund të shoqërohet me largime si Frenkie de Jong dhe Sergino Dest.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Të dielën ndryshohet ora, akrepat shkojnë 60 minuta para

Të dielën do të ndërrohet ora dimërore. Ndërrimi i orës bëhet në orën 02:00 të mëngjesit, kur akrepat do të lëvizin 60 minuta para. Me...

Një dashuri dhe shtatë faje

Shkruan: Ag Apolloni Para tetë vjetësh, akademikët e ASHAK-ut e patën botuar Fjalorin Enciklopedik të Kosovës. Patën bërë aq shumë gabime, saqë vepra qe cilësuar...

Lajmet e Fundit