23.8 C
Prizren
E hënë, 6 Maj, 2024

Trim Kosove Nait Hasani!

Sahit F. Osmani

Trim mbas trimi 100 vjet
Çdo kohë nxjerr trimin e vet,
Randobrava zjarr i lirisë,
Nxjerr nji trim luftën m’e nisë!

Del ky trim ky djalë mentar
Mes Prishtinës flamurtar,
M’e marrë vesh o e gjithë bota
Se robni s’duron Kosova!

Trimi ynë kur kidnapohet
Kurrë nuk ulet nuk dor’zohet,
Nëpër krisma në stuhi
Rreze dritë za i ti‘!

I ngujuem nga Anmiku
Për atdhe shpresën s’e fiku,
Kah la gjurmët djal‘ i ri
Çelën lulet për liri!

Si e deshti Kosovën trime
Se ç’iu hodh në përqafime,
Ky luan zemër luani
Trim Kosove Nait Hasani!

Më Shumë

Lajmet e Fundit