32.7 C
Prizren
E mërkurë, 2 Korrik, 2025

Tronditet Suarez, Barcelona i kërkon të gjejë një klub të ri

Te Barcelona po fillon revolucioni. Pas prezantimit të Ronald Koeman ditën e djeshme, sot klubi katalanas i ka bërë me dije Luis Suarezit se ai duhet të gjejë një klub të ri. Drejtuesit e Barçës e konsiderojnë të mbyllur rrugëtimin e uruguaianit, duke marrë parasysh moshën si dhe performancën e tij të dobët në sezonet e fundit.

Nëse vjen një ofertë e mirë në drejtim të tij, atëherë blaugranat janë të gatshëm ta shesin sulmuesin e renditur në vendin e tretë në historinë e klubit për sa i përket golave të shënuar. 33-vjeçari kërkon të qëndrojë ende në Barcelonë, pasi e konsideron veten të rëndësishëm dhe mund të kontriubojë sërish për ekipin.

Deri më tani, sipas mediave spanjolle oferta më e mirë ka ardhur nga Ajaxi. Holandezët kanë ofruar 15 milion euro për Suarezin. Gjithashtu edhe Juventusi ka shfaqur interes për shërbimet e tij, por ende nuk ka një ofertë konkrete.

Më Shumë

Përfundon takimi i liderëve – Abdixhiku: Një farsë publike, Kurti me qëndrime të pandryshuara

Ka përfunduar takimi i thirrur nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, me liderët e partive parlamentare, me synimin për të zhbllokuar situatën politike...

Queven Inacio largohet nga Ballkani

Ballkani ka konfirmuar se futbollisti Queven Inacio është larguar nga skuadra, derisa e ka falënderuar për kontributin dhe i ka uruar suksese në vazhdim...

Lajmet e Fundit