18.6 C
Prizren
E mërkurë, 2 Korrik, 2025

Whyte akuzon Furyn: Ai nuk është burrë, emri i tij i vërtetë është Luke

Tyson Fury nuk mund ta ketë emrin Tyson. Duket paksa e çuditshme, por mund të jetë e vërtetë. Është boksieri Dillian Whyte, ai që ngulmon se anglezi e ka ndryshuar vetë emrin e tij. Sipas 32-vjeçarit Fury e ka bërë diçka të tillë sepse vetë emri Tyson të bën më të fortë në boks, duke marë shkas dhe nga Mike Tyson.

“Emri im i vërtetë është Dillian. Unë e di që emri i tij është Luke. Ai e ndryshoi atë në Tyson për ta bërë veten më të fortë. Njerëzit mund të kërkojnë në internet për veten e tyre. Në boks emri Tyson është shumë herë më i mirë se emri Luke. Shumë nga ato që thotë apo bën Fury janë të gjithë lojëra, pasi nuk mund t’i marrësh seriozisht ato që thotë ai,” deklaron Whyte për “SunSport”.

Dillian nuk e kursen as ironinë ndaj kampionit aktual të botës, ku fjalët e tij tashmë kanë bërë shumë bujë në mediat britanike.

“Ai mund të deklarojë se kërkon të më sfidojë në ring. Ok, por si mund të pranojë unë një duel me dikë që nuk pranon as emrin e tij të vërtetë. Si mund t’i besosh një burri që luan me emrin e tij”, mbyll boksieri.

Më Shumë

Hamdi Elezkurtaj – Themeluesi i SHKA “Emin Duraku” që e ktheu Zhurin në qendër të kulturës

Në një kohë kur kultura popullore ishte në rrezik të harresës, një burrë nga fshati Zhur i Prizrenit vendosi t’i përkushtohet ruajtjes dhe promovimit...

Liria ndahet me Abaz Karakaçin

Liria e Prizrenit ka njoftuar ndarjen me futbollistin Abaz Karakaçi, duke i shprehur mirënjohje për angazhimin dhe kontributin e dhënë gjatë kohës sa ishte...

Lajmet e Fundit