24.8 C
Prizren
E martë, 17 Qershor, 2025

U kthye ne Kosovë pas dy dekadash, i tërë fshati dalin ta presin mërgimtarin nga Malisheva

Një rast i rrallë dhe mjaft i veçant ka ndodhur këto ditë në Kosovë.

Mërgimtari nga Amerika, Nazmi Berisha, është kthyer në vendlindje pas 22 viteve dhe për kthimin e tij pas dy dekadash, po thuajse i gjithë fshati Gurbardh i Malishevës, kanë dal për ta pritur në Aeroportin e Prishtinës, shkruan Magazina.al

Historia e Nazmiut, është mjaft interesante, pasi në mungesë dokumentash, ai nuk kishte mundësi të vizitonte vendlindjen për 22 vite, ndonëse kishte munguar për kaq vite, ai nuk ishte shkëputur asnjëherë nga vendlidja pasi u kishte ndihmuar me mijëra dollarë bashkëvendasit e tij nevojtarë, dhe për këtë fshati i tij i kanë përgatitur një pritje mjaft interesante.

Siç shihet edhe në videot e siguruara nga Magazina.al, përveç pritjes në Aeroport, radhë të gjata për ta  përshendetur atë ishin bërë edhe në fshatin Gurbardh

Më Shumë

Aktakuzë kundër katër personave për shitblerje të narkotikëve në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren të hënën ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj katër të pandehurve për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën...

Engjëll Çuperjani – Grushti i Prizrenit

Engjëll Çuperjani lindi në Prizren në vitin 1939, në një familje të vjetër prizrenase me tradita të pasura. Shkollimin fillor dhe të mesëm për artin...

Lajmet e Fundit