8.5 C
Prizren
E martë, 4 Nëntor, 2025

U puthën, por Mevlani habit me deklaratën për Ledjanën: O Arjan !

Të premten në “Përputhen” Antonela hoqi dorë nga Mevlani. Ajo tha se dëshiron ta shikojë të lumtur, ndonëse jo pranë saj. Deklarata e saj nuk u prit mirë nga Ledjana, e cila e quajti aktore dhe mashtruese.

I ndodhur në trysni, Mevlani doli nga studioja i nevrikosur. “Më keni nxirë jetën, nuk merrem më me ju”, u shpreh ai.

Në puntatën e sotme të “Përputhen”, Mevlani e quajti Ledjanën aktore. Sipas tij, ajo nuk ka interes për të.

“O Arjan ti ke shumë miqësi me ato të Akademisë së Arteve, merre edhe këtë (referuar Ledjanës) se më duket se dhe kjo po kërkon vend atje. Tani ti po kërkon të hedhësh baltë ndaj meje? Në momentin që unë dola nga studio asnjëra nga ju nuk u interesua. Njëra qau, tjetra uli kokën. Jeta nuk përballohet me lot dhe duke bërë viktimën. Ti nëse do të ndërmarrësh rrugëtimin tënd, merre ashtu siç do ti, jo të konkurrosh me një tjetër. Në momentin që ajo deklaron mospëlqim ndaj meje, në vend që të lumturohesh ti stepesh prapë”, tha ai.

Në fund, konkurrenti shtoi se nuk është gati të deklarohet për Ledjanën dhe se të dy duhet t’i lënë kohë njëri-tjetrit për të qetësuar gjakrat. Kujtojmë se në këtë puntatë të “Përputhen” u transmetua një pjesë e takimit të tyre, ku dyshja ishin puthur për herë të parë në buzë.

Më Shumë

Komuna e Prizrenit vazhdon ndërhyrjet pas vërshimeve në qytet dhe rrethina

Drejtoria e Emergjencave dhe Sigurisë në Komunën e Prizrenit po vazhdon me intensitet të lartë ndërhyrjet në zonat e prekura nga vërshimet. Për të përmirësuar...

Bashkimi synon fitoren e parë në FIBA Europe Cup ndaj skuadrës franceze Dijon

Bashkimi do të përballet të mërkurën me skuadrën e njohur franceze JDA Dijon, në ndeshjen e tretë të fazës së grupeve në FIBA Europe...

Lajmet e Fundit