14.8 C
Prizren
E enjte, 26 Mars, 2026

UNESCO: Kosova ende s’ka aplikuar për anëtarësim

Në UNESCO-s ende nuk ka arritur kërkesa e Kosovës për t’u bërë anëtare e kësaj organizate të Kombeve të Bashkuara, konfirmon sekretariati i kësaj organizate për “Vecernje Novosti” në Paris.

Prishtina zyrtare shtatë ditë më parë ka paralajmëruar se do të dërgoj një kërkesë të tillë në adresë të kësaj organizate.

Për shkak të këtij synimi të Kosovës, sipas gazetës, diplomacia serbe në ditët e fundit është “në këmbë”, dhe është duke u përpjekur për të siguruar votat e vendeve të pavendosur për të refuzuar kërkesën e Prishtinës.

Por , matematika këtë herë nuk është në favor të Beogradit, për shkak se nga 58 anëtarët e Bordit Ekzekutiv të UNESCO-s, 33 prej tyre e kanë njohur shtetin e Kosovës.

Rregullat janë të tilla, që me një shumicë të thjeshtë, Kosova qysh në muajin nëntor mund të pranohet në Konferencën e Përgjithshme të UNESCO-s.

Në përbërjen aktuale të Bordit Ekzekutiv, i cili do të takohet në tetor, Serbia nuk ka asnjë përfaqësues, ndërsa vendet që e kanë njohur Kosovën është Shqipëria, Austria, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Shtetet e Bashkuara. /Telegrafi/

Më Shumë

Meraku i varrmihësit të Kukësit

REXHEP SHAHU Sedë Cahani 67 vjeçar, varrmihësi i Kukësit që ka 37 vjet që varros njerëz, kohë më parë ka folë për gazetën LAJM dhe...

27-vjetori i masakrës së Krushës së Madhe, Osmani: Ishte krim me paramendim

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në tubimin përkujtimor kushtuar 27-vjetorit të masakrës në Krushë të Madhe. Ai ka thënë se masakra në...

Lajmet e Fundit